Drejtori vret veten ne sallen e gjyqit

Drejtori vret veten ne sallen e gjyqit

384
0
Shares

Një ish-zyrtar i një burgu në Rusi ka vrarë veten me armë në sallën e gjyqit, pasi u dënua me tre vjet burg për korrupsion.

Viktima është Viktor Sviridov, për të cilin avokti i tij tha se ishte diagnostikuar me kancer dhe nuk e priste që do të shpallej fajtor. Pasi gjyqtari urdhëroi shoqërimin e tij në paraburgim, Sviridov qëlloi veten në kokë me armë. Ai u dënua për zhvatje të 155 mijë dollarëve nga ish-drejtori i shërbimit.

Një investigim ka nisur se si Viktori arriti të siguronte dhe ta fuste armën brenda në godinën e Gjykatës së Moskë. Një zëdhënëse e gjykatës deklaroi se dyshohet që viktima e futi vetë armën në gjykatë.

Sviridov ishte kryetari i Departamentit të Transportit Motorik të Shërbimit Federal të Burgut.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY