Rama nuk flet por ministri turk thote se Shqiperia po ben hapa...

Rama nuk flet por ministri turk thote se Shqiperia po ben hapa kunder gulenisteve

88
0
Shares

Nga Gjergj Erebara

Ministri i Jashtëm i Turqisë Mevlut Cavusoglu deklaroi në Tiranë në një konferencë të përbashkët për shtyp me ministrin në detyrë Gent Cakaj se qeveria shqiptare “ka ndërmarrë disa hapa” ndaj lëvizjes guleniste, një deklaratë që duket se bie ndesh me qëndrimet publike të qeverisë shqiptare në lidhje me respektimin e të drejtave themelore të njeriut në rastet e disidentëve politikë.

Duke folur në përgjithësi për atë që qeveria e presidentit Erdogan i referohet si një organizatë terroriste, Cavusoglu tha: “Ka ende shumë anëtarë të FETO në Shqipëri. Ne nuk duam që Shqipëria të jetë parajsë për FETOt. Shqipëria ka ndërmarrë disa hapa, por më shumë hapa duhet të ndërmerren,” deklaroi ai krahas Gent Cakajt. FETO është emri me të cilin qeveria turke i referohet lëvizjes Guleniste, një lëvizje fetare dhe biznesi e frymëzuar nga predikuesi Fethullah Gulen, i cili jeton në SHBA por kërkohet nga qeveria e Erdogan, e cila e akuzon se ishte organizatore e grushtit të dështuar të shtetit në vitin 2016, në të cilin disa qindra vetë u vranë. Gulen mohon përgjegjësinë për grushtin e shtetit ndërsa anëtarët e lëvizjes së tij, të cilët në përgjithësi janë mësues të lidhur me një rrjet shkollash në një numër të madh vendesh në të gjithë botën, janë aktualisht në arrati.

Cavusoglu nuk shpjegoi se çfarë hapash ka ndërmarrë qeveria shqiptare kundër lëvizjes Guleniste por deklarata e tij duket se bie ndesh me qëndrimin e mëparshëm të qeverisë sonë, e cila në mënyrë të përsëritur ka deklaruar se do të respektojë detyrimet ndërkombëtare të Shqipërisë në trajtimin e personave të persekutuar politikisht.

Endri Fuga, zëdhënësi i kryeministrit Edi Rama, refuzoi të japë komente mbi deklaratën e Cavusoglu. “Unë besoj se këtë pyetje mund t’ia drejtoni Ministrit turk,” tha Fuga pyetur nëse qeveria shqiptare kishte “ndërmarrë hapa” sicc tha Cavuslogu e nëse po, ccfarë ishin këto hapa. “Qëndrimi zyrtar shqiptar sa i takon kësaj çështjeje është publik,” shtoi ai.

Më 1 janar 2020, mësuesi turk Harun Çelik, 42 vjeç, u rrëmbye në Tiranë për t’u hipur në një avion Air Albania me destinacion Stambollin, në atë që qeveria shqiptare e përkufizoi si dëbim të thjeshtë të një personi të arrestuar në Shqipëri dhe të dënuar për përdorim dokumentesh të falsifikuara. Zëdhënësi i kryeministrit i tha BIRN në atë kohë se përzënia e tij lidhej me një procedurë policore, ndërsa mohoi që Shqipëria të ketë ndryshuar politikë në drejtim të respektimit të konventës së Këshillit të Europës mbi ekstradimin.

Por anëtarë të lëvizjes Gulen dhe aktivistë të të drejtave të njeriut vunë në dukje se në fakt, Çelik u rrëmbye në Tiranë dhe u dërgua në Turqi ku u arrestua si anëtar i kësaj lëvizjeje dhe se autoritetet policore shqiptare mohuan atij të drejtën për të kërkuar azil dhe për të gëzuar mbrojtje nga persekutimi politik.

Deri më sot autoritetet shqiptare nuk kanë hapur hetim mbi procedurën e ndjekur për “përzënien e tij”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY