Arrestohen dy të rinjtë që i dogjën makinën policit në Elbasan, zbulohen...

Arrestohen dy të rinjtë që i dogjën makinën policit në Elbasan, zbulohen dhe ngjarjet e tjera kriminale

121
0
Shares

Policia e Elbasanit ka vënë në pranga dy të rinj, të dënuar më parë për vepra të ndryshme penale, të dyshuar si autorë të djegies së dy automjeteve, njëri prej tyre i Edvin Gjylit, oficer i krimeve të rënda pranë komisariatit të Elbasanit.

Nga veprimet hetimore të kryera rezulton se këta persona janë autorë të dy ngjarjeve kriminale të djegieve të automjeteve në qytetin e Elbasanit të ndodhura në dhjetor 2019 dhe janar 2020.

Të arrestuarit janë:

-G. H., 31 vjeç, lindur dhe banues ne Elbasan, i dënuar më parë për plagosje.

-B. R., 20 vjeç, lindur dhe banues ne Elbasan, i dënuar më parë për vjedhje.

“- Më datë 24.12.2019, rreth orës 21:50, në lagjen “5 Maji”, Elbasan, ka rënë zjarr dhe është djegur pjesërisht në pjesën e përparme, mjeti tip “Benz”, në përdorim nga shtetasi K. K.

– Më datë 09.01.2020, rreth orës 00:10, në lagjen “28 Nëntori”, Elbasan, ka rënë zjarr dhe është djegur pjesërisht mjeti tip “Pasat”, në pronësi të shtetasit E. Gj” sqaron policia.

Nga informacionet e marra, policia ka dyshime se shtetasit G. H. dhe B. R., në kohë dhe vende të ndryshme kanë kryer djegie të automjeteve, në qytetin e Elbasanit.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme, për  veprën penale  ”Shkatërrimi i pronës me zjarr ”, kryer në bashkëpunim.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY