“Nga vrasja e policëve te arratisja spektakolare nga gjykata”, Kush janë Dajti...

“Nga vrasja e policëve te arratisja spektakolare nga gjykata”, Kush janë Dajti dhe Troplini të cilëve u kërkohet deklarimi i pasurisë

517
0
Shares

Operacioni i  Forca e Ligjit ka goditur sërish në Tiranë dhe Durrës!  Dritan Dajti në Tiranë dhe Xhevdet Troplini në Durrës janë vendosur në shenjestrën e OFL-së, ku ditën e sotme u është dërguar formulari për të justifikuar dhe deklaruar burimin e të ardhurave të tyre.

Xhevdet Troplini në Durrës, të cilit ditën e djeshme iu sekuestrua makina e blinduar tip ‘Jeep’. Troplini, i dënuar për trafikim të lëndëve narkotike.

Troplini njihet ndryshe me pseudonimin “Poja”, në pronësi të së cilit janë disa biznese, mes tyre edhe lokalin në parkingun e të cilit u rrëmbye Gazmir Collaku. Ai është përfshirë dhe i dyshuar në disa ngjarje kriminale në Durrës, por që në asnjë moment nuk është provuar fajsia e tij. Ky person del gjithashtu edhe në listën e biznesmenëve të gjobitur në Durrës.

Kush është Dritan Dajti
I lindur në Tiranë më 17 nëntor 1971 (sot 47 vjeç) ka qenë një nga personat më të kërkuar në Shqipëri. Ai u dënua fillimisht me 20 vjet heqje lirie nga Gjykata e Shkallës së Parë së Tiranës për veprën penale të vrasjes.

Në arkivin e prokurorisë dhe gjykatës “njollosja” e emrit te tij do te realizohej per here te pare per vrasjen e biznesmenit Agim Beqa, në vitin 1999. Viktima kishte nisur ndërtimin e një pallati në rrugën H.H. Dalliu, por ai ishte konfliktuar me disa persona.

Arratisja spektakolare nga gjykata
Historia e tij u bë e famshme kur Dritan Dajti u arratis në mënyrë spektakolare nga dhoma e izolimit e Gjykatës së Tiranës, më 17 nëntor 2003, vetëm pak minuta para se të fillonte seanca kundër tij. Nga hetimet e mëvonshme rezultoi se gjithçka kishte qenë e planifikuar.

Fatos Xhani, Altin Dizdari, Kastriot Feskaj, dhe Sajmir Duçkollari, mbetën të vrarë në operacionin e Policisë me 7 gusht të vitit 2009, kur efektivët e Njësisë Operacionale të Policisë së Shtetit, ndërhynë në zonën e plazhit për të arrestuar Dajtin i cili ishte në kërkim, pasi ai ishte dënuar për vrasjen e biznesmenit Agim Beqo, ngjarje e ndodhur në vitin 1999 në Tiranë. Ndaj tij nuk ka një vendim final nga drejtësia finale.

Agjentja njoftoi se ky individ, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’i përgjigjet me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së. Më tej, auto-deklaratën dhe dosjen me verifikimet e kryera ndaj tyre, ia dorëzojnë SPAK-ut, me kërkesën për sekuestro të pasurive nga burime të dyshimta. SPAK ka 15 ditë kohë për shqyrtim dhe për ta dërguar pranë Gjykatës kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, e cila merr ose jo vendimin për sekuestro.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY