Albin Kurti përgjysmon pagat për kabinetin e qeverisë, Haradinaj i përgjigjet me...

Albin Kurti përgjysmon pagat për kabinetin e qeverisë, Haradinaj i përgjigjet me akuza

149
0
Shares

Albin Kurti dhe kabineti i ri qeveritar i Kosovës ka vendosur per here te pare uljen e pagave për kryeministrin dhe ministrat.

Ishte Haradinaj i cili me një vendim të 2017 rriti rrogat e kabintetit qeveritar, por Kurti tashmë me vendimin e ri do të marrë 1500 euro.

Nëse do të vijonte me rrogën e Haradinajt ai do të merrte 2950 euro por me vendim qeverie e ka përgjysmuar me minus 1450 euro.

Menjehere ka reaguar dhe ish-kryeministri Haradinaj, i cili ka shkruar në Facebook se vendimi për pagat është politik dhe i pakuptimtë, pasi që për të ende nuk ka vendosur Gjykata Kushtetuese.

Haradinaj thotë se me vetëm një javë qeverisje, është vendosur një standard i rrezikshëm dhe jodemokratik i mosrespektimit të Gjykatës Kushtetuese.

“Mashtrimi ordiner me këtë veprim të sotëm, bëhet për tituj portalesh që të fitojnë ca poena të shpejtë politik, në kurriz të parimit themelor kushtetues të vendit”,-u shpreh Haradinaj.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY