Policia e Fierit ka vënë në pranga një mësues të shkollës së mesme artistike “Jakov Xoxa” në Fier me akuzën për “Ngacmimi seksual”.
Agron Bego, 63 vjeç, u denoncua nga një emision investigativ për ngacmimin seksual të një nxënëseje.Mësuesi i ofrohej nxënëses ta ndihmojë me mungesat, në këmbim të intimitetit.
Madje profesori Agron Bego e këshillonte se nuk duhet të bëjë seks me bashkëmoshatarë, sepse ata nuk dinë të bëjnë seks.
Materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprime të mëtejshme proceduriale.
/DRONI.al/
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/