EMRI/Kompania e shpërbleu me pushime, shqiptari vdes tragjikisht duke drejtuar motorin e...

EMRI/Kompania e shpërbleu me pushime, shqiptari vdes tragjikisht duke drejtuar motorin e dëborës

138
0
Shares

Flamur Krasniqi, shqiptari nga Kosova, i cili punonte ne firmën e  njohur zvicerane AMAG, filiali në Lugano, ishte zgjedhur si punëtori më i mirë i filialit.

Si shpërblim, së bashku me disa kolegë, firma u kishte siguruar një darkë në një vendpushim në Itali, në Bergamo, përfshirë edhe drejtimin e motorrit të borës, shkruan blick.ch.

Dhe ky shpërblim rezultoi fatal për Flamurin 40-vjeçar nga Breganzona, Kantoni Tiçino. Ai së bashku me dy kolegë të tij kanë dalë të ngasin motorrin e borës në orët e natës. Flamuri kishte qenë pa helmetë, transmeton albinfo.ch.

Në një moment ai ka humbur kontrollin mbi motorin e tij dhe është katapultuar në rrugën e mbuluar me akull.

Përplasja ka qenë aq e fuqishme sa që i përmenduri ka vdekur në vendin e aksidentit. Karabinierët e ardhur kanë mundur vetëm të konstatojnë vdekjen e 40-vjeçarit me prejardhje nga Kosova.

Flamuri ka lënë pas vetes gruan Jessica Poncia dhe dy djemtë: Nathanin dhe Leonin, njëri 7 vjeç dhe tjetri 18 muajsh.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY