Komenti i Zekthit: Rama nervoz edhe me Kryeministrin e ri te Kosoves....

Komenti i Zekthit: Rama nervoz edhe me Kryeministrin e ri te Kosoves. Takim nga zori

113
0
Shares

Analisti dhe politologu Fitim Zekthi komentoi vizitën e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti në Tiranë dhe sjelljen e homologut të tij Edi Rama gjate nje interviste ne syri tv.

“Takim nga zori. Rama kërkon ta përdorë takimin që të dalë i fituar nga kjo pozitë e ndodhur ku ndodhet.  Kërkonte ta shiste zotin Kurti si një kryeministër i ri që nuk merr vesh shumë nga kjo punë.

Për herë të parë në dy dekadat e fundit kemi këtë lloj nervozizmi mes dy kryeministrave. Dhe përgjegjësi i vetëm për këtë situatë është zoti Rama. Ai ka 7 vjet në pushtet dhe nuk mund të thotë më do të hapë vende pune, do të vendosë rendin dhe sigurinë. Nuk ka shqiptarë që ta marrë seriozisht”, u shpreh Zekthi.

Sa i përket protokollit dhe ministrave që e pritën Kurtin, Zekthi deklaroi se, me këtë gjest Rama kërkonte ti tregonte se si idetë e tij janë të reja e të brishta si tre ministrat e rinj që e pritën.

“Nga ana e protokollit duket në rregull, por prania e Besa Shahinit, Elisa Spiropalit dhe Gent Cakaj kërkon ti tregojë Kurtit se idetë e tua janë të reja e të brishta si këta të tre. Shahini nuk ka asnjë punë të presë Kurtin.

Kjo tregon përdorim të saj si një lloj krahinorizmi, racizmi… Kam idenë që është një nëpërkëmbje për popullin e Kosovës. Mllefi është çështje ekzistencializmi te Rama, e natyrshme.

Është njeri i mllefosur me shoqërinë, me njerëzit, me fatin… Do të ishte më dinjitoze të pritej njësoj siç janë pritur kryeministrat e mëparshëm të Kosovës”, shtoi politologu dhe analisti Fitim Zekthi. /Syri.net

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY