Shtyhet gjyqi për Agim Kajmakun, gjyqtarja ka në dorë disa mundësi

Shtyhet gjyqi për Agim Kajmakun, gjyqtarja ka në dorë disa mundësi

117
0
Shares

Është shtyrë seanca paraprake ndaj ish-kryebashkiakut të Vorës, Agim Kajmaku, në Gjykatën Penale të Tiranës, për shkak se mungonte gjyqtarja Vjollca Spahiu. Sipas Fax News Spahiu kishte munguar për shkaqe shëndetësore.

Seanca e radhës do të mbahet në datën 18 Shkurt, ku gjyqtarja do të ketë disa mundësi që janë: dërgimin e çështjes për gjykim, rikthimin për hetim në Prokurori dhe pushimin e plotë të saj.

Prokuroria e Tiranës lëshoi me heret urdhër-arresti për Agim Kajmakun ish-kryebashkiakun e Vorës të shkarkuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pas deklarimit të rreme në formularin e vetëdeklarimit, ndersa ky i fundit vijon te jete ende ne arrati.

Pas denoncimeve të PD Prokuroria e Përgjithshme kreu verifikimet ku doli me konkluzionet se Agim Kajmaku ka fshehur arrestimin dhe më pas hetimin në Greqi me një emër tjetër, Jorgo Toto, duke bërë që ai të jetë në kushtet që e kap ligji i dekriminalizimit.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY