FOTO/Vrasje të shumta, tre të dënuar me burg përjetë enden të lirë

FOTO/Vrasje të shumta, tre të dënuar me burg përjetë enden të lirë

148
0
Shares

Policia e shtetit kërkon ndihmën e qytetarëve për arrestimin e tre personave të cilët edhe pse të dënuar me burg përjetë vazhdojnë të gëzojnë lirinë. Këta janë 3 personat e rradhës të cilët janë objekt i punës së Njësisë së Kërkimit.

Në kërkim janë:

I dënuari me burg përjetë Barjam Boci

Në datën 24 qershor 2015, në fshatin Lazarat, Gjirokastër, gjatë një operacioni policor është vrarë me armë zjarri punonjësi i Policisë së Shtetit Ibrahim Basha, si dhe janë plagosur punonjësit J. I. dhe P. H.

Shtetasi Barjam Boci ka qenë pjesë e grupit që ka qëlluar në drejtim të Policisë.

Barjam Boci është dënuar me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Krimeve të Rënda Tiranë, për veprat penale ‘Vrasja me dashje në rrethana cilësuese’ dhe ‘Grup i strukturuar kriminal’.

I dënuari me burg përjetë Alban Baftjari.

Në datën 7 mars 2001, në fshatin Shetel, Shijak, Durrës, shtetasi Alban Baftjari, në bashkëpunim me persona të tjerë, ka shkuar në orët e vona të mbrëmjes, në banesën e shtetasit Xh. B., për të vjedhur dhe ka plagosur rëndë shtetaset Sh. B., S. B. dhe shtetasin Xh. B., i cili për pasojë ka gjetur vdekjen.

Alban Baftjari është dënuar me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale ‘Vjedhja me pasojë vdekjen, në bashkëpunim’ dhe ‘Armëmbajtja pa leje’.

I dënuari me burg përjetë Jashar Begani (Begami).

Në datën 21 korrik 1997, në zonën e stadiumit ‘Qemal Stafa’ në Tiranë, shtetasi Jashar Begani (Begami) ka vrarë shtetaset A. L. (B.) dhe Z. K. Jashar Begani (Begami) është dënuar me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale ‘Vrasja me paramendim’ dhe ‘Armëmbajtja pa leje’.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY