FOTO/Kirurgët kërkesë ministrisë, ja vendimi që kundërshtojnë: Dëmton pacientët, po çon në...

FOTO/Kirurgët kërkesë ministrisë, ja vendimi që kundërshtojnë: Dëmton pacientët, po çon në shkatërrim

368
0
Shares

Kirurgët më të njohur në vendin tonë kanë firmosur si akt per te treguar se janë kundër zhvendosjes se sallave te urgjencës.

Firmat e tyre jane hedhur ne kerkesen drejtuar Ministrise së Shëndetesisë, teksa argumentojne se me kete vendim, do te demtohen pacientet.

Ne mbështetje të tyre është dhe Tritan Shehu, i cili shprehet se keto jane vendime arbitrare dhe jo profesionale. Ai tregon se mbyllja e dy sallave të urgjencave demton sherbimin, sikurse dënon dhe faktin që keto vendime merren pa konsultimin me ata qe punojne.

QSUT, kirurgjia po ngre zerin kunder vendimeve arbitrare, jo profesionale dhe demtuese te sherbimit ndaj pacientit. Eshte krejt i drejte dhe racional kerkesa e firmosur nga Departamenti i Kirurgjise, perballe aktit te pashembullt te mbylljes se dy sallave te urgjences, duke demtuar sherbimin, pa asnje konsultim me ata qe punojne, njohin mire rregullat dhe ekzigjencat e atij profesioni, i sherbejne me perkushtim pacientit ne kushte te veshtira dhe deri diskriminuese.

Ashtu sic e kam ngritur prej kohesh, shkaterrimi gradual i asaj Urgjence Polivalente, nje investim i madh dhe cilesor, i perfunduar me 2012-en po vazhdon tashme me eliminimin e bllokut kirurgjikal te saj, per t’u perfunduar me copezimin e Urgjences nga zhvendosja e nje pjese te saj tek godina ne ndertim e Semundjeve te Brendeshme.

Te gjitha keto vendime arbitrare, se bashku me uljen drastike te kapaciteteve te kirurgjive, pa asnje konsulte e diskutim me specialistet, ndesh dhe me Strategjine e zhvillimit te QSUT, demtojne rende ate sherbim ne nivel kombetar, cilesine e tij ndaj pacienteve, pa folur ketu per demin ekonomik.

Une pershendes reagimin e pergjegjshem te kolegeve te kirurgjise, pa te cilet nuk mund te ndermerren te tilla hapa, sepse kur arbitrariteti vendoset para profesionalizmit, jo vetem ndalon zhvillimin, por con ne shkaterrim”,-shprehet Tritan Shehu.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY