DETAJE/Vdekja e 13-vjeçares jetime nga zjarri në Shkodër, shtëpia e fëmijëve në...

DETAJE/Vdekja e 13-vjeçares jetime nga zjarri në Shkodër, shtëpia e fëmijëve në Tiranë nuk e kishte pranuar

175
0
Shares

Një ngjarje e rëndë ndodhi mëngjesin e sotëm në Shkodër, ku disa barake të komunitetit rom u perfshine nga flakët dhe sollën që një e mitur te humbte jetën.

Mendohet se zjarri në barakën ku jetonte e mitura së bashku me familjen e saj, ka rënë si pasojë e pakujdesisë, ndërkohë që ka qenë i pamundur shpëtimi i saj në kohë.

Mësohet se e mitura kishte pasur problem mendore, dhe i ishte refuzuar mbajtja në jetimore. Banorët shprehen se familja e kishte të pamundur që të kujdesej për të.

“I vëllai ishte përjashta tu pi kafe, ajo ka qenë në gjumë, ne kena pasur do probleme me punën e fëmijës, e kemi çuar në shtëpinë e fëmijës, dhe nuk na janë përgjigjur. Ka pasur probleme me njërin prej veshëve, dhe për këtë nuk e kanë marrë përsipër”, tregon një prej të afërmve të viktimës.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY