Ryshfeti 200 mijë, Prokurori i Dibrës rrëzon versionin e videos

Ryshfeti 200 mijë, Prokurori i Dibrës rrëzon versionin e videos

65
0
Shares

Prokurori i Dibrës, Tom Dedaj ka kundërshtuar pamjet e transmetuara në videon e fshehur në Fiks fare duke e quajtur të sajuar . “Stafi dhe drejtuesit e emisionit kanë shfrytëzuar një person të mjerë, i cili është bërë pre e fukarallëkut të tij dhe manipulimit qesharak nga emisioni”, u shpreh ai për “Shqiptarja.com”. Prokurori thotë se një ditë para transmetimit të videos, ai ka bërë kallëzim penal. Sipas emisionit investigative, prokurori i ka marrë 200 mijë lekë një qytetari për t’i liruar një makinë të bllokuar.

Prokuror, prej dy ditësh një emision televiziv transmetoi një video duke ju shfaqur juve teksa bisedoni me një qytetar dhe nga kjo bisedë ju u akuzuat se kishit marrë 200 mijë lek ryshfet për lirimin e një automjeti të bllokuar nga policia e Dibrës. Sa e vërtetë është kjo video dhe në bisedë me qytetarin, ju a i keni kërkuar ose marë lek ditë para ose prapa, firmosjes se vendimit të lirimit të makinës?

Në radhë të parë nuk do shumë mend të vihet re se gjithçka ëdhtë e sajuar. Ai shtetasi nuk më ka ofruar dhe s’me ka dhënë asnjë lek apo përfitim tjetër. Në video përmendet shifra 200 por nuk thuhet më tepër as lekë, as euro, as Yen apo…. Po ashtu ajo 200-­ja është 200-­t, 200 mijë apo çfarë? Unë nuk kisha arsye ti kërkoja lekë apo përfitim tjetër atij qytetari. Çështja është përfunduar në disfavorin e tij. Pasi drutë janë sekuestruar dhe çështja i është dërguar sipas ligjit inspektoriatit për vendosjen e gjobës që dihet se është 5 milion të reja. Unë kisha nxjerrë urdhërin për kthimin e mjetit që më datën 12 tetor, video, mban datën 18 tetor 2016. Shkresa ishte dërguar në komisariat për ekzekutim më 17 tetor. Çështja është përfunduar nga unë më 18 tetor, disa orë para se shtetasi të më takonte mua. Nuk ka asnjë telefonatë në mes ne të dyve. Gjithçka unë e kam zgjidhur ligjërisht para datës 18 tetor 2016. Unë e kam ditur dhe kuptuar se diçka jo e mirë po ndodhte. Shifrën 200 se kam dëgjuar fare.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY