Gazetari: Eshte skenar e gjithe skema me Vladimir Gjuten qe do i...

Gazetari: Eshte skenar e gjithe skema me Vladimir Gjuten qe do i bente atentat Rames

395
0
Shares

Gazetari Arian Çani thotë se janë qesharake të gjitha insinuatat për një atentat ndaj kryeministrit Rama pas arrestimit të Vladimir Gjutës pranë PS-së në orët e para të mëngjesit të së hënës. Çani thotë se dy janë mundësitë, ose Gjuta nuk ka lidhje me PS-në dhe u ndodh në vendin e gabuar në momentin e gabuar, ose ky është një skenar i përgatitur për të ngritur “legjendën” se kryeministri është në rrezik.

“A mund të spekuloj pak? Nuk e njoh shumë ngjarjen sepse policia nuk na ka dhënë detaje, por nga ato që dimë unë mund të bëj vetëm spekulim. E para, një njeri që shkon të vrasë apo të bë një atentat nuk merr 120 mijë euro me vete. Apo jo? Dimë që ai ka pasur një shumë të madhe parash. Mund të jetë edhe kjo që thuhet se aty ka nga këta që këmbejnë para rreth PS-së.

E dyta që mund të them është se në këtë kohën që po jetojmë me OFL, etj na duhet që edhe ta forcojmë pak skenarin. Duhet fuqizuar kulti i Ramës që po bën gjithë këtë luftë me krimin. Ndaj mund të ketë qenë që dikush mund t’i ketë thënë personit në fjalë “ lk kalo pak nga PS” se na duhesh. Dhe pastaj e kanë arrestuar” – tha Çani në studion e emisionit “Open” në TCH.

“Ky është një vend qesharak. Kur duhet të ndodhë një gjë e keqe nuk ndodh dhe atë herë kur nuk duhet, ndodh. Janë këto legjendat urbane të neveritshme si kjo e atentatit ndaj Ramës. Të hedhësh hipotezën e një atentati ndaj kryeministrit që në 8 e 30 të mëngjesit dhe pastaj kryeministri që ndërron makinat kur del nga zyra, etj.

Mua më duket e stisur e gjithë kjo histori. Mua më duket qesharake. Fare, fare qesharake. Kur ka pasur tentativa për atentate ndaj zyrtarëve të lartë ka pasur të tjera mënyra. Nuk shkon njeri me një çantë me lekë te PS dhe më pas gabimisht i bie pistoleta nga dora. Kjo është e stisur dhe shumë qesharake që ta mendosh” – tha Çani.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY