Një ngjarje e pazakontë është regjistruar mëngjesin e sotëm në hidrovorin e Shllinzës në Kurbin.
17 thasë me lëndë narkotike të llojit kanabis janë gjetur sot në hidrovorin e Shllinzës në Kurbin.
Thasët më kanabis dyshohet të jenë hedhur gjatë natës me qëllim marrjen e tyre më vonë për transport, ose nga frika e ndonjë kontrolli policor.
Uji ka hapur dhe shkatërruar terësisht thasët me kanabis.
Lënda narkotike është konstatuar nga banorët e zonës që më pas kanë sinjalizuar Bordin e Kullimit dhe policinë e Kurbinit.
Nga ana e bluve po punohet për dokumentimin e ngjarjes.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/