“Nuk jemi kompetentë”/KLP i përgjigjet Çekajt: Drejtoju gjykatës për hetimin e prokurorëve...

“Nuk jemi kompetentë”/KLP i përgjigjet Çekajt: Drejtoju gjykatës për hetimin e prokurorëve të SPAK

104
0
Shares

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka refuzuar kërkesën e avokatëve të Arbër Çekaj për të hetuar veprimet hetimore të prokurorëve të SPAK lidhur me dosjen penale të trafikut të 613 kg kokaine të kapur në kontejnerin e bananeve.

Në përgjigjen e kthyer, KLP thotë se nuk është kompetencë e këtij institucioni të ndërhyjë në mënyrën se si është hetuar dosja. KLP thotë se është vetë gjykata që kontrollon dhe vlerëson hetimin e prokurorisë, raporton Ora News.

KLP thekson gjithashtu se kompetencat e saj janë të ndryshme dhe nuk ka autoritet të kontrollojë hetimin e prokurorëve.

Arbër Çekaj ka kërkuar që në seancën përfundimtare ku do të jepet nga gjykata vendimi për të, të marrin pjesë dhe përfaqësues të ambasadës amerikane dhe gjermane.

Kujtojmë se Çekaj ka kallëzuar në SPAK prokurorin e çështjes, Ervin Kondili dhe oficeren e policisë gjyqësore Migena Haxhi. Ai pretendon se ka një akt të falsifikuar në lidhjeje me hyrje-daljet e tij në sistemin TIMS.

Për Arbër Çekajn, i arrestuar pas sekuestrimit të 613 kg kokainë në magazinat e tij në Durrës, është kërkuar 21 vite burg. Për shoferin Armando Pezakun është kërkuar 8.8 vite burg, ndërsa për menaxherin e kompanisë, Donaldo Lushaj, është kërkuar 14 vite burg.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY