Skenari “Duka”, një parti më të mirë se Ilir Meta, i ikën...

Skenari “Duka”, një parti më të mirë se Ilir Meta, i ikën dhe një deputet PS?

92
0
Shares

Pas postimit që bëri dje në rrjetet sociale ku vlerësoi asamblenë e PAA, deputeti socialist Vladimir Kosta duket se do t’i bashkohet Partisë Agrare Ambientaliste. “Një pjesëmarrje e gjerë dhe dinjitoze në konventën Vl të PAA-së”, ka shkruajtur Kosta ndërkohë që vetëm pak javë më parë i nisi një letër Kryeministrit Rama përmes të cilës e qortonte atë për qeverisjen dhe theksonte mosmirënjohjen e tij të madhe. Në këtë ketër ai deklaronte se largohej nga PS por të gjithë menduan se adresa do të ishte ajo e zakonshmja, LSI.

Mësohet se Lad Kosta ka kërkuar anëtarësimin ne PAA, shkruan gazeta Panorama duke iu referuar burimeve të veta të paidentifikuara.

Dy ish deputetë të PS dhe një i PD janë tashmë në strukturat drejtuese të saj ndërkohë që një nënkryetar nga Balli Kombëtar iu bashkua PAA.

Sekretari i Përgjithshëm i PAA-së, Genc Juka, ish-deputet i Partisë Demokratike, është rikonfirmuar në këtë post. Po ashtu, Thoma Miço nga PBDNJ dhe Uran Metko nga Partia e Ballit Kombëtar, i janë bashkuar kësaj partie. Në fakt Metko kohët e fundit po militonte në PD si kryetar grupseksioni ndërkohë që është nga Kolonja ku PAA garon për kryetarin e bashkisë.

Marko Bello është sekretar politik të PAA-së, ndërsa Gazmir Bizhga sekretar organizativ.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY