Kujdes! Njëzetë gënjeshtrat mbi shëndetin, që shumëkush i beson si të vërteta

Kujdes! Njëzetë gënjeshtrat mbi shëndetin, që shumëkush i beson si të vërteta

97
0
Shares

Nëse ekspozohesh ndaj të ftohtit sëmuresh? Spinaqi ju bën më të fortë? Kërcitja e gishtërinjve shkakton artritin? Është e vërtetë që mollët ju mbajnë të shëndetshëm, dhe vaksinat shkaktojnë autizëm? Gënjeshtrat më të zakonshme mbi kurat dhe sëmundjet, të çmonuara një e nga një. Lexoni edhe mitet e rreme mbi trupin dhe trurin e njeriut.

1. Kujdes nga i ftohti se do të sëmureni

Edhe pse ftohjet dhe gripet rriten disi me ardhjen e sezonit të dimrit, nuk është e ftohta ajo që na sëmur. Përkundrazi, janë pasojat e saj:temperaturat e ulëta reduktojnë rezervat e mukusit, të cilat zakonisht mbrojnë rrugët e frymëmarrjes nga patogjenët, duke na lënë më të prekshëm ndaj infeksioneve. Pasi ftohemi kemi prirjen të kalojmë më shumë kohë në shtëpi, ku ajri është shpesh shumë i thatë dhe ventilimi i dobët, një zakon që favorizon transmetimin e viruseve dhe baktereve.

2. Nëse hani shumë spinaq, do bëheni më të fortë.

Edhe ajo që sheh tek spinaqi një burim të pashtershëm hekuri, është një legjendë urbane. Spinaqi përmban vërtet hekur, por jo në doza kaq shumë të larta se sa perimet e tjera. Miti lindi në vitin 1890, kur disa nutricionistë amerikanë publikuan përmbajtjen e hekurit tek perimet. Për një gabim banal shtypi – një presje në vendin e gabuar – iu atribua spinaqit një përmbajtje hekuri 10 herë më e madhe se realja. Gabimi u zbulua pas disa dekadash, por ndërkohë Popeye (Krahëhekuri) dhe ushqimi i tij i preferuar kishin pushtuar botën.

3. Duhet të pini të paktën 8 gota ujë në ditë

Qëndrimi të hidratuar është i rëndësishëm, por trupi ynë e di saktësisht si të gjejë ekulibrin dhe nuk ka nevojë për imponime të forta. Mund të hidratohemi edhe duke ngrënë fruta dhe perime, apo edhe duke pirë çaj, qumësht, kafe:teoria e 8 gotave ujë, e përhapur për herë të parë në vitin 1945 si një recetë e organizatës “Food and Nutrition Board” (Organizata Amerikane për Sigurinë e të Ushqyerit), nuk mbështetet nga dëshmi shkencore.

4. Nëse jeni me menstruacione, s’duhet të laheni në det

Ndalimet dhe pengimet se si të mos notosh, mos lash flokët dhe madje as rrobat, shoqërojnë ciklin menstrual të grave që nga kohët e lashta. Këto bestytni nuk kanë asgjë shkencore: përkundrazi angazhimi në aktivitete relaksuese ose kryerja e lëvizjeve gjatë ciklit, ndihmon në luftimin e luhatjes së humorit dhe dhimbjeve për shkak të rrjedhjeve, përveçse garanton higjienën e duhur. Mjafton vetëm të kini parasysh të mos laheni me ujë shumë të ftohtë.

5. Po të rritet barku prej konsumit të birrës!

Nuk është birra ajo që ju shëndosh, por duke qenë se sasia e alkoolit që përmban në përgjithësi birra është e ulët (110 kalori për litër, përkundrejt 160 tek vera e kuqe), ne priremi të pijmë në sasi të mëdha. Kush pi shpesh birrë, ka ndërkaq prirjen ta shoqërojë atë me ushqime pak të shëndetshme:kështu shpjegohen kilet e tepërta tek konsumatorët e mëdhenj të birrës. Duket që ky mit ka lindur nga fakti se gjermanët, konsumatorët e njohur të birrës “bionde”, janë shpesh me bark. Por japonezët, konsumues të njohur të kësaj pije, nuk janë aspak të tillë.

6. Konsumi i karrotave nxit vegime gjatë natës

Vitamina që A gjendet tek karrota i bën mirë shikimit, por sasitë e mëdha të këtyre perimeve nuk do të bëjnë mrekulli, dhe as do t’iu japin ndonjë “supefuqi”, sikurse dëgjohet shpesh. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, për të mbajtur të fshehtë përdorimin e radarit, pilotët britanikë të RAF-it shpërndanë zëra se mund të shihnin shumë mirë natën, falë një diete të pasur me karrota.

Miti do të lindte pikërisht në atë moment. Lënë mënjanë legjendat, për të mbrojtur shëndetin e syve është e rëndësishme dieta ushqimore:disa karotenoide (substanca që i japin karrotës dhe ushqimeve të tjera ngjyrën e verdhë dhe portokalli) mbrojnë makulën, pjesën qendrore të retinës, që është thelbësore për fokusin.

7. Qëndrimi pranë televizorit dëmton sytë

Para viteve ‘50, aparatet televizive mund të emetonin rrezatim, i cili për një kohë të gjatë rrezikonte të shkaktonte probleme tek shikimit, por sot kjo thënie duket sot e vjetëruar, pasi televizorët modernë nuk kanë më gypin katodik, ndaj dhe problemi i rrezatimit nuk ekziston më. Parja e televizorit nga shumë afër dhe për një kohë të gjatë, mund të shkaktojë megjithatë lodhje të shikimit. Dhe nëse fëmijët qëndrojnë shumë afër ekranit, kjo mund të jetë një shenjë se ata kanë nevojë për syze.

8. Ngrënia e çokollatës dëmton mëlçinë, të bën kaps dhe shkakton puçrra në fytyrë

Konsumi i çokollatës nuk ngadalëson aktivitetin e zorrëve, përkundrazi duket se e favorizon atë. Në sasi të vogla, çokollata e zezë ka një rol mbrojtës kundër mëlçisë, dhe gjithashtu edhe besimi se çokollata shkakton puçrra në fytyrë nuk ka baza shkencore. Prania e këtyre të fundit përcaktohet kryesisht nga hormonet, kështu që varet nga predispozicioni dhe mosha. Është endërkaq e vërtetë që një shtim i konsumit të ushqimeve të skuqura dhe ëmbëlsirat i bën keq lëkurës tuaj.

9. Në rast se një ushqim ju bie përtokë vlen rregulli i 5 sekondave

Në rast se një ushqim ka mbetur përtokë për më pak se 5 sekonda, ju mund të hani atë pa ndonjë rrezik. Ky besim është një thjeshtëzim i tepruar:disa ushqime mbërrihen nga bakteret në më pak se 1 sekondë, sepse koha nuk është faktori i vetëm që përcakton shpejtësinë e ndotjes. Kanë rëndësinë e tyre edhe lloji i sipërfaqes dhe lagështisë së ushqimit.

10. Një mollë në ditë mban larg mjekun

Mollët përmbajnë fibra dhe vitaminën C, të dyja thelbësore për shëndetin tonë. Por për fat të keq ato nuk janë të vetmet gjëra për të cilat kemi nevojë, dhe nëse viruset ose bakteret kërcënojnë sistemin tonë imunitar, nuk do të jetë ky zakon që do të bëjë diferencën.

11. Analizat e gjakut bëhen gjithmonë me stomakun bosh

Në fakt janë kryer disa kërkime shumë rigoroze, të cilat kanë treguar kotësinë e këtij diktati. Qelizat e kuqe të gjakut, hekuri, acidi urik, shumë përbërës të tjerë të gjakut, por edhe përqindja e sheqernave dhe proteinave në urinë mbetet në të njëjtin nivel edhe pas një vakti ushqim. Edhe shkalla e kolesterolit, nuk duket të ndryshojë nën ndikimin e ushqimit.

Ky nuk është rasti për sheqernat në gjak – glicemia – dhe trigliceridet, sheqernat e lidhura me yndyrnat. Vlerat e tyre mund të ndryshojnë në varësi të kohës kur është konsumuar vakti i fundit. Nëse për arsye sigurie e shtyni ngrënien e mëngjesit mos harroni të pini:lejohet uji, çaji dhe kafja pa sheqer, të cilat do t’iu mbajnë deri sa të keni mbaruar punë me analizat dhe hani mëngjesin.

12. Supostet janë më efektive se tabletat

Kjo nuk është e vërtetë, është lloji i përthithjes që ndryshon dhe e bën më të preferueshme njërën apo tjetrën metodë. Të njëjta në thelb sa i përket efektit, barnat supost treten më ngadalë nga trupi se sa tabletat, kapsulat apo llojet e tjera. Për më tepër, thithja është vetëm e pjesshme, dhe kjo është arsyeja pse doza e tyre është përgjithësisht më e lartë se barnat e tjera.

13. Mbi djegiet vendos gjalpë pa kripë dhe gjithçka kalon

Në fakt ky është një mit popullor që nuk ka baza mjekësore, dhe përveç të qënit i kotë, pasi lehtësimi nga djegia ndodh për një kohë të shkurtër, por është edhe kundërproduktiv, sepse mund të shkaktojë infeksione. Është shumë më mirë të lagni vendin e djegur me ujë të ftohtë, dhe me pas të përdoni pomadën përkatëse që ju gjendet në shtëpi, ose në raste të rënda të shkoni menjëherë në urgjencë.

14. Margarina ka më pak yndyrna se gjalpi.

Në fakt, thuajse të gjitha margarinat kanë një përmbajtje të lipideve (dmth yndyrnave), pak a shumë të barabartë me ato të gjalpit. Avantazhi i vetëm është se ato janë të pasura me yndyrna të pangopura, të cilat nuk depozitohen në arterie për t’i bllokuar. Kjo është arsyeja pse nganjëherë margarina rekomandohet të konsumohet nga njerëzit që kanë kolesterolin e lartë. Në dallim nga margarina, që merret pas përpunimit industrial të vajrave të farërave të ndryshme, gjalpi është një ushqim natyral dhe në disa aspekte më i shëndetshëm:gjithçka varet nga konsumi me një moderim të madh (dhe më i preferuari mbetet si gjithmonë vaji i ullirit).

15. Gërhitja është e bezdisshme vetëm për ata që flenë pranë

Sigurisht që është kështu, por gërhitja është edhe e rrezikshme për shëndetin e atij që gërhet. Për një kohë të gjatë ky fenomen është konsideruar thjesht i bezdisshëm, dhe si i tillë përqeshej. Por gërhitja mund të jetë tregues i problemeve më serioze. Mjekët kanë vënë në dukje se ata që gërhasin në gjumë, kanë më shumë gjasa të kenë probleme me tensionin e lartë të gjakut dhe çrregullimet kardiovaskulare, që lidhen me ndërprerjen e frymëmarrjes, e njohur si apne a e gjumit.

16. Sheqeri i kaftë i kallamit të sheqerit është më i shëndetshëm se ai i bardhë

Nuk është absolutisht e vërtetë:të dy përmbajnë saktësisht të njëjtën molekulë, atë të sakarozës. Dallimi është se ndërsa sheqeri i bardhë përmban vetëm sakarozë, ai ngjyrë kafe përmban një mbetje të melasës (midis 1-5 përqind në varësi të llojeve të sheqerit në treg), që i jep një aromë paksa të ndryshme. Tek melasa gjenden të pranishme në sasi shumë të ulëta mineralet dhe vitaminat; por doza ditore e sheqerit që hamë apo duhet të hamë, është shumë e ulët që këto të fundit të sjellin ndonjë përfitim.

17. Konsumi i tepërt i sheqerit i bën fëmijët hiperaktivë

Janë kryer studime të shumta shkencore për të verifikuar këtë teori popullore, por nuk janë gjetur prova që ta konfirmojnë atë (ndonëse dozat e tepruara të sheqerit dëmtojnë shëndetin

e fëmijëve dhe të rriturve, dhe favorizojnë obezitetin, diabetin dhe prishjen e dhëmbëve). Lidhja mes sheqerit dhe hiperaktivitetit tek fëmijët u bë në vitin 1974, nga një letër që mjeku Uilliam Kruk i dërgoi Akademisë Amerikane të Pediatrisë. Por një letër nuk ka të njëjtën vlerë shkencore, me një artikull të botuar në një revistë serioze shkencore.

18. Kërcitja e gishtërinjve shkakton artrit

Tronditja shkaktohet nga shpërthimi i flluskave të ajrit që formohen në lëngun sinovial, që ka për qëllim të ushqejë indet dhe vajosë nyjet artikulare. Studime të shumta kanë hetuar nëse zakoni i kërcitjes së gishtave për të dëgjuar këtë zhurmë është i dëmshëm apo jo, por nuk u gjet ndonjë lidhje me artritin. Pra kërcitja e gishtave nuk bën as mirë dhe as keq. Natyrisht, personat e fiksuar pas këtij gjesti, mund të përballen me një lëvizje anormale të artikulacioneve nëse e bëjnë shpesh këtë veprim, dhe kjo mund të shkaktojë inflamacion.

19. Pasojat negative nga një dehje mund të kurohen duke pirë

Jo, ngrënia e mëngjesit me një sasi tjetër alkooli ditën e parë të vitit të ri, s’do iu bëjë të ndjeheni më mirë. Alkooli ka një efekt diuretik, dhe e vetmja pasojë që do të merrni është ç’hidratimi i mëtejshëm. Pas një dehje, mëlçia jonë duhet të përpiqet të eliminojë etanolin, nga i cili ka mbetur e helmuar. Shtimi i një sasie tjetër alkooli, vetëm sa do t’i përkeqësonte gjërat.

20. Vaksinat shkaktojnë autizëm

Nëna e të gjitha gënjeshtrave, dhe s’do të lodhemi kurrë së përsërituri:më e rrezikshmja. Miti i rremë e ka rrënjën tek një artikull i botuar në revistën mjekësore “Lancet’ në vitin 1998, me autor mjekun britanik Endrju Uiekfilld, i cili lidhte vaksinën kundër fruthit, shytave dhe rubeolës me sëmundjen e autizmit.

Fatmirësisht hetimet që pasuan e çmontuan hipotezën më alarmante, ndërsa u zbulua se Ueikfilld kishte marrë 435.000 paund nga avokatët e disa prindërve të fëmijëve të përfshirë në një studim, që kishin një interes në tregimin e ekzistencës së një lidhje midis vaksinës dhe autizmit. “Lancet” e tërhoqi artikullin dhe Ueikfilld u përjashtua nga Urdhri, dhe për këtë arsye nuk është më mjek.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY