Apeli i Shkodres surprizon, con ne kushtetuese ndryshimet e PS ne Kodin...

Apeli i Shkodres surprizon, con ne kushtetuese ndryshimet e PS ne Kodin Penal

205
0
Shares

Kufizimet e protestes permes ndryshimeve ne ligj nga mazhoranca socialiste perfundojne në Gjykatën Kushtetuese. Ndryshimet e kodit penal riformuluan nenin 262 i cili për të protestuar kërkon më parë të merret leje tek organet kompetente.

Në rast se protestohet pa leje ky nen dhe kodi penal parashikon dënim si kundra-vajtje penale me gjobë ose dënim deri në një vit burg.

Organizimi i grumbullimeve dhe i manifestimeve të personave në sheshe dhe vende të kalimit publik, pa marrë më parë lejen nga organi kompetent sipas dispozitave të veçanta apo kur nga organizatorët shkelen kushtet e parashtruara në kërkesën për dhënie të lejes, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në një vit.

E ky nen sipas Gjykatës së Apelit të Shkodrës është antikushtetues dhe duhet shfuqizuar pasi heq të drejtën e qytetarëve për të protestuar.

Këtë ankim apeli i Shkodrës e ka depozituar në Kushtetuese për t’u shprehur drejtpërsëdrejti, pasi vetë apeli në Shkodër po shqyrton një çështje që lidhet me tubimin e paligjshëm.

Gjykata kushtetuese e ka regjistruar këtë ankim prej 28 janar 2020 ndërsa mbetet në pritje për të formuar trupën gjykuese për ta shqyrtuar.

Kjo është padia e dytë për ligje antikushtetuese e depozituar nga gjykatat në vend pranë kushtetuese, më herët ishte gjykata e Tiranës e cila kërkoi të shfuqizohet ndryshimi në kodin e procedurës penale për rishikimet e dënimeve te dhëna në mungesë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY