Ngacmonin seksualisht gratë e dhunuara nga burrat, pezullohen 7 policët në Krujë

Ngacmonin seksualisht gratë e dhunuara nga burrat, pezullohen 7 policët në Krujë

336
0
Shares

Shtatë efektivë të Policisë së Komisariatit të Krujës janë pezulluar dje nga detyra me akuzën se kanë shpërdoruar detyrën, ndërsa iu është ndaluar që të dalin edhe jashtë vendit.

Mësohet se punonjësit e Policisë akuzohen për favorizim të kultivimit të kanabisit në Krujë dhe Fushë-Krujë, ndërtime pa leje, manipulim dhe fshehje të ngjarjeve dhe ajo që është më e rënda, ngacmim seksual të grave që shkonin në komisariat për të denoncuar burrat për dhunë. Kjo e fundit mësohet se është zbuluar nga ankesat e qytetarëve të bërë në Komisariat apo dhe organe të tjera hetimi

Sipas burimeve të Panorama nga Policia e Durrësit, e cila ka marrë pjesë në hetimin disamujor, janë pezulluar nga detyra efektivët Xh.Babasi; S.Danaj; M. Celami; N.Sefa; K.Daci; D.Sana dhe F. Beqaj.

SHÇBA-ja njoftoi se pas një hetimi disamujor ku janë përdorur metoda speciale, është bërë i mundur dokumentimi me prova ligjore i veprimtarisë së kundërligjshme dhe gjyqtarja e Krujës Enkelejda Hoxha pranoi kërkesën duke i pezulluar nga detyra dhe ndaluar daljen jashtë shtetit shqiptar shtatë policët.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY