Policia greke sekuestroi rreth 174 kilogram drogë në kufirin shqiptaro-grek. Operacioni u zhvillua në rrugën rurale Filat- Igumenicë, ndërsa lënda narkotike ishte e ndarë në 90 pako dhe po transportohej me një automjet që drejtohej nga 44 vjeçari Alket Dhroso nga Saranda. Policia bëri arrestimin e këtij të fundit, ndërsa dyshohet se droga është marrë në kufirin e gjelbër, me qëllim futjen në tokën greke.
Policia njofton se :
Sekuestrohen 174 kg marijuanë në kufirin greko-shqiptar.
Operacioni ne oren 10.00 (ora shqiptare) ne rrugen rurale Filat-Igumenice.
Droga e ndare ne 90 pako u gjet ne nje mjet qe drejtohej nga nje 44-vjecari Alket Dhroso nga Saranda, i cili u arrestua menjehere.
Droga ishte marre ne kufirin e gjelber me qellim futjen ne brendesi te tokes greke.
Hetimet vazhdojne nga Antidroga e Igumenices
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/