Nderime në emër të saj, në të gjithë lokalet e Prishtinës do...

Nderime në emër të saj, në të gjithë lokalet e Prishtinës do dëgjohen këngë të Nexhmije Pagarushës

117
0
Shares

Në shenjë nderimi ditën e sotme, në të gjitha lokalet e kryeqytetit, në të njëjtën kohë, do të vendoset muzika e legjendës sonë, e cila ndërroi jetë dje në moshën 86-vjeçare. tashmë të ndjerë.

Në shenjë nderimi dhe respekti për këngëtaren, Shoqata e Gastronomëve të Prishtinës, në koordinim me Ministren e Kulturës, Rinisë dhe Sportit znj. Vlora Ismail Dumoshi, janë dakorduar që të vendosin një vepër simbolike për nder të vdekjes së ikonës shqiptare.

Mësohet se Pagarusha ka lënë një amanet para vdekjes së saj, sa i takon funeralit. Ajo iu ka kërkuar familjarëve që ta përcjellin në banesën e fundit me një ceremoni private dhe pa praninë e mediave.

Po ashtu ajo ka kërkuar që ta varroshin në fshatin e lindjes në Pagarushë të Malishevës, ndersa mesohet se do te percilllet per banesen e fundit, diten e neserme.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY