Tragjike, nëna humb ndjenjat nga infarkti dhe bie mbi djalin 4-muajsh, vdesin...

Tragjike, nëna humb ndjenjat nga infarkti dhe bie mbi djalin 4-muajsh, vdesin të dy

137
0
Shares

Një ngjarje e rende ka ndodhur ne Amerikë, aty ku një grua 38 vjeç, nënë e një foshnje katër muajshe, pësoi infarkt dhe ra mbi djalin katër muajsh.

Kjo ngjarje e rëndë e ndodhur më 3 shkurt, i shkaktoi vdekjen e menjëhershme nënës, por edhe foshnjës i cili ndërroi jetë nga asfiksia.

Ngjarja e rëndë ndodhi në Tempe, qytezë në Arizona, SHBA, ku viktima Larinique Meadows ndodhej në shtëpi bashkë me djalin Denari. Dy trupat e pajetë u gjetën nga burri i gruas.

Burri punonte natën dhe gjatë ditës flinte, për të qenë i kthjellët në punë. Pranë trupave të pajetë, burri gjeti celularin e gruas, e cila duket se para se të rrëzohej po kërkonte online informacione lidhur me dhimbjet në kraharor.

Policia ka nisur hetimet lidhur me vdekjen e gruas, ndërkohë që dyshohet se Larinique vuante nga probleme të zemrës.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY