Sqarohen rrethanat, biznesmeni i njohur kthehet ne shtepi

Sqarohen rrethanat, biznesmeni i njohur kthehet ne shtepi

204
0
Shares

Biznesmeni Dashamir Gjoka, u la i lire pas shoqerimit te tij nga polici dhe dyshimeve ne media se ai ishte arrestuar.

Burime për MAPO konfirmojnë ndalimin e biznesmenit të njohur. Shkak për shoqërimin e tij është bërë automjeti i blinduar me të cilin lëvizte. Biznesmeni u shoqërua sot në polici, dhe pasi u mor në pyetje, u la i lirë. Makina luksoze është sekuestruar nga policia.

ABC News raporton se pak kohë më parë, kjo makinë e mbrojti biznesmenin nga një atentat. Në momentin e atentatit ai ndodhej së bashku me fëmijët e tij në makinë. Në njoftimin e policisë në vitin 2017 thuhej se në vendin e quajtur “4 Rrugët-Shijak” në afërsi të Xhafzotajt.

Njoftimi i policisë në 2017:

“Më datë 23.08.2017, rreth orës 14:05, në vendin e quajtur “4 Rrugët- Shijak” , në afërsi të Komunës Xhafzotaj është marrë njoftim se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të mjetit tip Benz , me drejtues shtetasin D.GJ. Nuk ka persona të lënduar. Menjëherë është ngritur grupi hetimor, të cilët po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorit“.

Dy ditë më parë, në ditën e tretë të punës në terren, Operacioni “Forca e Ligjit”, OFL i dërgoi biznesmenit nga Shijaku formularin e deklarimit të pasurisë, ku duhet të faktojë para drejtësisë së re, prokurorisë dhe gjykatës speciale, SPAK dhe GJKKO se pasuritë e tij janë me burime të ligjshme dhe të ardhura të justifikuara.

Dashamir Gjoka është pronar i kompleksit me të njëjtin emër në Shijak, mjaft i njohur si njësi shërbimi dhe qendër tregtare.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY