DETAJE/Vdes mjeku që kuptoi i pari virusin vdekjeprurës dhe ngriti alarmin

DETAJE/Vdes mjeku që kuptoi i pari virusin vdekjeprurës dhe ngriti alarmin

161
0
Shares

Një prej doktoreve te pare qe kuptoi perhapjen e koronavirusit, Li Wenliang, mësohet se ka ndërruar jetë fatkeqesisht.

Lajmi për vdekjen e doktorit u konfirmua saktësisht nga gazeta e partisë kineze në pushtet. Ndërkohë më pas u bë edhe konfirmimi zyrtar, përmes një postimi në Twitter të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, që shprehte ngushëllimet për familjarët e tij.

Pavarësisht se u keqkuptua kaq shumë lajmi i vdekjes së tij, sepse edhe OBSH pas disa minutash e fshiu postimin që bëri për vdekjen e mjekut, vetë spitali konfirmoi vdekjen e doktorit Li Wenliang.

Okulisti i spitalit tonë Li Wenliang ishte fatkeqësisht i infektuar me koronavirus gjatë punës së tij në luftën kundër epidemisë së koronavirusit”, thanë burime nga spitali. “Ai vdiq në 2:58 të mëngjesit, më 7 shkurt, pasi përpjekjet për të ringjallur ishin të pasuksesshme.”

Per ata qe nuk e dine, Li kishte dhënë alarmin për koronavirusin në muajin dhjetor, duke postuar në grupin e studentëve të tij në aplikacionin e mesazheve “WeChat” se 7 persona ishin diagnostikuar me një sëmundje të ngjashme me SARS-in dhe ishin vendosur në karantinë në spitalin e Wuhanit. Disa ditë pas këtij mesazhi, Li u akuzua për përhapje paniku dhe lajmesh të rreme nga policia.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY