Goditja e radhës në pak kohë, SHBA-ja vret liderin e Al-Kaedas

Goditja e radhës në pak kohë, SHBA-ja vret liderin e Al-Kaedas

139
0
Shares

Shtëpia e Bardhë, ka nderrmarre nje tjeter operacion kundër terrorizmit, në Jemen, ku ka njoftuar se është vrarë lideri i organizatës terroriste Al-Kaeda në Gadishullin Arabik, Qasim al-Rimi.

Në një deklaratë me shkrim Shtëpia e Bardhë, njoftoi se “SHBA-ja me urdhër të presidentit Donald Trump, zhvilloi një operacion kundër terrorizmit, në Jemen, ku u vra themeluesi dhe lideri i organizatës terroriste Al-Kaeda në Gadishullin Arabik, Qasim al-Rimi”.
“Rimi i ishte bashkuar Al-Kaedas në vitet 1990-të dhe ka punuar me Osama bin Ladenin. Organizata terroriste Al-Kaeda nën udhëheqjen e Rimit në Gadishullin Arabik ka kryer sulme të pandërgjegjshme kundër civilëve, në Jemen. Gjithashtu, kjo organizatë ka kryer edhe shumë sulme kundër SHBA-së dhe forcave tona”, thuhet në deklaratë.

Më tej në deklaratë theksohet se vrasja e Al-Rimit në operacionin në fjalë do të dobësojë praninë e Al-Kaedas në Gadishullin Arabik dhe në të gjithë botën dhe se është bërë një hap përpara në eliminimin e këtyre organizatave që kërcënojnë sigurinë kombëtare të SHBA-së.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY