EMRAT/2 personave tjerë të njohur u kërkohet vërtetimi i pasurisë, të dënuar...

EMRAT/2 personave tjerë të njohur u kërkohet vërtetimi i pasurisë, të dënuar për drogë e organizatë kriminale

153
0
Shares

Operacioni Forca e Ligjit kërkojnë plotësimin e formularit të deklarimit të pasurisë për dy persona të tjerë.

Në ditën e pestë të aksionit anti-KÇK-së, Operacioni Forca e Ligjit u ka nisur formularin dy të ‘fortëve’ të radhës, Saimir Taullait në Lushnje dhe Arben Isufajt, njohur ndryshe si ‘Ben Qimja’ banues në Fier.

OFL i ka nisur formularin T.T banues në Lushnje i dënuar për trafik droge. A.I banues në Fier nën hetim në Itali për pjesëmarrje në organizatë kriminale për trafik ndërkombëtar droge”, tha efektivja e “OFL”.

Kush jane dy personat?

Familja Taullai njihet si rivale e fortë e Aldo Bares. Në vitin 2005, Baki Taullau u vra, ndërkohë që Saimiri, vëllai i tij, ishte dëshmitar në gjyq, ku ka dëshmuar dhe ka akuzuar për këtë vrasje grupin e Aldo Bares. Biznesmeni 47-vjecar njihet si një person me precedent penalë.

Konflikti ka nisur në vitin 1997, kur banda e Aldo Bares rriti influencën në Lushnje. Familja Taullau kishte në pronësi një pikë karburanti dhe disa biznese. Bare kërkoi të rekrutonte në grup Saimir Taullaun, i cili refuzoi. Nga ky moment, banda nisi të vendosë gjoba për familjen, duke përfunduar në vrasjen e Baki Taullaut.

Arben Isufaj, gjatë viteve 2004 dhe 2005 dyshohet se është marrë me aktivitet kriminale në Hollandë dhe Itali, duke shitur dhe trafikuar sasi të konsiderueshme kokaine dhe heroinë. Si pasojë e këtij aktiviteti, policia e Fierit argumenton se Isufaj ka mundur të përfitojë shuma të konsiderueshme parash, të cilat dyshohet se i ka investuar në Shqipëri, ku një pjesë të pronave janë të rregjistruara në emër personave që janë rreth familjar me Isufaj.

Grupi kriminal ku bënte pjesë dhe “Ben Qimja” transportonte dhe mbante me qëllim që ta shpërndante sasinë e kokainës në Itali.

vijon..

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY