Kryeministrit nuk i ‘del inati’, thumba ndaj BE-së: Nuk do të qëndrojmë...

Kryeministrit nuk i ‘del inati’, thumba ndaj BE-së: Nuk do të qëndrojmë pas derës së Europës duke qarë

98
0
Shares

Shqipëria nuk do të ‘qëndrojë pas derës së Evropës dhe të qajë’ që ajo të hapet“, i tha AFP-së, kryeministri Edi Rama duke theksuar se Tirana duhet të përqendrohet në të ardhmen e vet, pasi ‘Brukseli i zgjidh pyetjet me gjemba gjatë procesit të pranimit‘.

Kryeministri Edi Rama eshte hapur me shume seç duhet duke bere deklarata qe per Bashkimin Evropian nuk do te kalojne kaq lehtë. Bashkimi Evropian prezantoi strategjinë e re për integrimin, por kryeministri Rama nuk është optimist. “Nuk pres asgjë” tha Rama.

Ne duhet të bëjmë gjërat që duhet të bëhen” pavarësisht nga vendimet në Bruksel, tha ai, duke shtuar se vendi nuk mund “të vazhdojë të jetojë me këtë ankth të pritjes për diçka që nuk është në duart tona“. “Ne nuk do të qëndrojmë te dera e Evropës dhe të qajmë. Ne nuk jemi në këtë rrugë sepse francezët ose gjermanët po na kërkojnë, por sepse është rruga e vetme e arsyeshme për të ardhmen e fëmijëve tanë dhe për të ardhmen e këtij vendi. Europa po vuan, nuk funksionon ashtu siç duhet, është e qartë. Shqipëria bëri më shumë se çdo vend tjetër për hapjen e negociatave. Por vendi do të vazhdojë t’i bëjë detyrat e veta shtëpiake (sepse) ne nuk po i bëjmë ato për ta, ne po i bëjmë vetë“,-tha Kryeministri Edi Rama.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY