179 familje ne rruge ne Durres, firma as shteti nuk riparojne pallatin

179 familje ne rruge ne Durres, firma as shteti nuk riparojne pallatin

133
0
Shares

Prej dy muajsh askush nuk është dukur te pallati 9 katësh të lagjes 17 në Durrës. Banoret protestuan këtë të enjte duke kërkuar ndërhyrje nga autoritetet.

Pallati është ndërtuar nga firma “Kastrati”, ndërsa banorët kishin vetëm 6 muaj që jetonin aty kur ra termeti i 26 nentorit.

170 familje nuk janë të qartë nëse ky pallat është në listën për tu shembur.  Ata akuzojnë inxhinierët e firmës ndërtuese së nuk e kanë marrë parasysh një gjë të tillë.

“Ky është një dokument që e kam marrë në Bashki. Ky pallat në projektin fillestar ishte parashikuar me 765 pilota dhe është ndërtuar pa asnjë pilotë. Kjo është një varrezë kolektive. Si mund të besojmë inxhinierët që premtojnë drejtim të pallatit, ndërsa mungojnë dhe pilotat?! Në këto kushte nuk mund të hyhet. Kemi fëmijë. Nga Bashkia nuk ka ardhur askush që të na thotë një fjalë. Ndaj duam një ekspertim të thelluar nga shteti”.

Banorët shprehen se firma që ndërtoi objektin ka premtuar të ndërhyjë duke e drejtuar atë, ndërhyrje që duket e pamundur.

“Pas 2 muaj e 10 ditësh jemi mbledhur për pallatin tonë pasi kishim besimin se firma do të bënte më të mirën. Para 10 ditësh u takuam me pronarin që na tha se do të kishim një përgjigje nëse pallati do të prishej apo do të riparohej. Inxhinieri na tha se pavarësisht presioneve ata do të investonin për riparim. Pallati është anuar prapa 62 cm dhe anash 20 cm. Pallati është shkatërruar nga themelet. Inxhinieri Dhimitraq Papa në fillim na tha se pallati nuk mund të drejtohet. Tani thotë se do të bëjë më të mirën për të drejtuar pallatin”.

Ne te tilla kushte ndodhen me dhjetëra e qindra familje në Durrës, të cilat kërkojnë ekspertizë të thelluar për objektet që kanë pësuar dëmtime nga tërmeti i 26 nëntorit 2019

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY