Zgjedhjet e parakohshme, Basha shpjegon qendrimin dhe skemen

Zgjedhjet e parakohshme, Basha shpjegon qendrimin dhe skemen

51
0
Shares

Lulzim Basha tha gjate bashkebisedimit ne Facebook se zgjedhjet e parakohshme vijojnë të jenë një prej kërkesave kryesore.

Zgjedhjet e parakohshme mund te behen sipas modelit maqedonas pasi jep garanci për rregulla të barabarta loje, tha Basha.

Qendrimi i Bashes:

Pyetje: A do të ketë zgjedhje të parakohshme me një qeveri teknike? Uroj shumë!

Lulzim Basha: Edhe unë uroj shumë. 3 janë dhe kërkesat kryesore që kemi.

Së pari, vendit t’i jepet mundësia, përmes zgjedhjeve të parakohshme, të zgjedhë një parlament legjitim, që të jetë produkt i votës së qytetarëve. Të jenë qytetarët ata që do të vendosin për cilën parti, për cilin program, për cilët deputetë do të votojnë.

Së dyti, që ky proces të garantohet, rregullat e lojës të jenë të barabarta për të gjithë.

Së treti, që këto rregulla loje të zbatohen, të kemi një arbitër të panashëm dhe jo një qeveri, e cila, për hir të pushtetit apo aferave, në të cilat është zhytur, është gati të shkatërrojë procesin zgjedhor, vetëm e vetëm të mbajë pushtetin. Për këtë arsye, ne i qendrojmë pikë për pikë kërkesave që kemi parashtruar prej datës 16 shkurt të vitit të kaluar, zgjedhje të parakohshme me një qeveri tranzitore pa këtë kryeministër, sepse, në fund të fundit, është ky kryeministër dhe kjo qeveri që kanë vjedhur zgjedhjet.

Kërkesat tona janë fare të thjeshta. Kërkesa jonë kryesore është – mos vidh! Po dëgjoni shpesh, që njerëzit më problematikë, që janë kapur duke vjedhur zgjedhjet, duke blerë vota me krimin e organizuar, na japin leksione mençurie çfarë do të bëjmë me zgjedhjet. Çfarë do të bëjmë me zgjedhjet? Mos vidh! Ju jeni hajdutët e zgjedhjeve, mos i vidhni zgjedhjet! Nuk është çështje dëshire për t’i besuar dikujt që ka vjedhur jo një, jo dy, por tre palë zgjedhje, edhe një palë zgjedhje pa kunërshtarë, siç ishte 30 qershori. Prandaj, qeveria tranzitore është një garanci. Siç funksionon në Maqedoni, le të funksionojë edhe në Shqipëri.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY