Metodologjia e re/Tabaku komenton ndryshimet: BE nuk i mbylli derën Shqipërisë, por...

Metodologjia e re/Tabaku komenton ndryshimet: BE nuk i mbylli derën Shqipërisë, por korrupsionit

82
0
Shares

Jorida Tabaku ka komentuar vendimin e fundit te BE, e cila ndryshoi dhe metodologjine e procesit te integrimit.

Sipas saj, Europa nuk i ka mbyllur dyert e Shqipërisë por të korrupsionit pergjegjesine ndaj se ciles ia le qeverise dhe kryeministrit.

Tanimë Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut e kanë të qartë rrugën që duhet të ndjekin për të nisur bisedimet për hyrjen në BE. Shqiptarët rrugën për këtë proces e kanë të përshkruar qartë nga 9 kushtet e Bundestagut që do të pasohet më pas me një vëzhgim të imtësishëm nga ekspertët e BE-së dhe të vendeve anëtare mbi çdo bashkësi të reformave që do ndërmerren”,- shkruan Tabaku.

Sipas saj,  ndonëse BE ka ndryshuar metodologjinë, në themel të saj kanë mbetur parimet themelore të integrimit; mbështetja e pamohueshme e BE-së se vendet e BP duhet të integrohet, besimi i patundur që ky integrim vjen si pasojë e meritës mbi çfarë është arritur, vazhdueshmëria e reformave pasi ato janë për qytetarët dhe jo fasadë e parë të pushtetit.

Rruga e integrimit për në BE është e mundimshme por jo e pamundur dhe shpresoj shumë që qeveria ta shohë këtë si një mundës dhe incentiv për të bërë më shumë dhe jo për të bërë më pak.

Më shumë konferenca ndërqeveritare ku bëhet raportim për plotësim kriteresh, më shumë dialog politik, më shumë vullnet politik dhe angazhim nga të dyja palët. Mundësi financiare për ato që performojnë më mirë, mundësi për të zhvilluar dhe ekonomikisht vendet që janë në këtë proces duke ndihmuar që të përmirësohen dhe treguesit ekonomike janë të gjithë tregues se ky proces do të jetë një proces reflektimi e përmirësimi dhe për vetë vendet.

Por ajo që është më e rëndësishme është kredibiliteti: ky është një proces kredibiliteti dhe angazhimi për reforma që zbatohen dhe jo reforma në letër, për ndryshime reale dhe jo për propagandë.

Europa nuk i ka mbyllur dyert e shqiptarëve, gjithmonë i ka ofruar mundësi. Por BE, sigurisht që kurrë nuk do t’i ketë dyert e hapura për krimin, korrupsionin, migracionin, kapjen e drejtësisë dhe për mungesën e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme”,- mbyll komentin e saj Tabaku.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY