Ardi Veliu në sitën e vettingut, zbardhet deklarata e pasurisë dhe pastërtia...

Ardi Veliu në sitën e vettingut, zbardhet deklarata e pasurisë dhe pastërtia e figurës

117
0
Shares

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu është paraqitur ditën e sotme në Komisionin e Jashtëm të Vlerësimit ne procesin e Vettingut. Sipas këtij Komisionit, Veliu nuk ka deklarim të rremë dhe fshehje të pasurisë.

PASURIA

Në deklaratën e vettingut, Veliu rezulton me një apartament banimi që ka vlerën e 79 mijë euro, I blerë nga të ardhurat familjare.

Aktualisht jeton në një apartament me qira në Tiranë, ka një kredi 5 milionë lekë pjesa më e madhe e të cilave është shlyer deri më tani.

Prokuroria ka konfirmuar se Ardi Veliu nuk asnjë resgjistrim për aktivitete kriminale, as familjarët tij po ashtu. Në vitin 2002, 2003 dhe 2007 ka qenë në Vlorë dhe ka pasur informacione se ka qenë i lidhur me falsifikimin e vizave dhe ka favorizuar në kalimin e klandestinëve, por në denoncime nuk janë gjetur prova që të vërtetojnë përfshirjen e tij.

Disa nga të dhënat nga Komisioni i Vlerësimit:

Komisionit thotë se Veliu ka plotësuar formularin në mënyrë të saktë. Nuk ka informacione për kontakte me persona të inkriminuar. Niveli arsimit përputhet me detyrën, nuk ka hetimi disiplinore të punës ndër vite ndaj Veliut. Gradat i ka marrë në mënyrë kronologjike ndër vite.

Nga ana e tij, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ardi Veliu ka deklaruar se në vitin 2007 nuk ka qenë në strukturat e policisë së shtetit, pasi ishte në reformë. Vendimi për Ardi Veliun do të jepet në 7 shkurt.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY