Metodologjia e integrimit/Rama tregon zhgënjimin në SHBA: Tani që ne jemi të...

Metodologjia e integrimit/Rama tregon zhgënjimin në SHBA: Tani që ne jemi të mirë, BE është në gjendje të tmerrshme

110
0
Shares

Pasi Bashkimi Evropian ndryshoi metodologjinë e integrimit duke rritur veshtiresine e anëtarësimit te vendeve pretedente, kryeministri Edi Rama e shfaqi hapur menjehere zhgënjimin.

Bashkimi Evropian pritet që të marrë një vendim në Samitin e Zagrebit për hapjen ose jo të negociatave, ndersa kryeministri Edi Rama i ka zënë ne goje vendet e BE duke treguar rezerva.

Nga SHBA, kreu i ekzekutivit tha se këto vende kanë një nivel hipokrizie, pasi do të ishte më e ndershme të thonë që kanë probleme mes tyre dhe jo me Shqipërinë apo Maqedoninë e Veriut. Rama theksoi se qëndrimi i Francës dhe Presidentit Macron nuk ka të bëjë me Shqipërinë.

Duhet të përballemi ende me një mallkim që ka karakretizuar jetën tonë, se kur BE ishte në formë shumë të mirë ne ishim të këqinjtë, tani që jemi të mirë ata janë në formë të tmerrshme, na duhet të presim momentin ku jo vetëm të jemi ne të mirët, por edhe ata të jenë në formë të mirë. Nuk është ky momenti, është bërë progres i mirë. Është pozitive metodologjia e re, po bëhej makth skizofrenike, situatë ku komisioni ka ndjekur detyrat që duhet të përmbusheshin’,– u shpreh  Rama gjate takimit në  Washington.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/579208236271294/?t=1

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY