‘Qendrën e Shkodrës ku vlonte muzika e kultura, Rama e ktheu në...

‘Qendrën e Shkodrës ku vlonte muzika e kultura, Rama e ktheu në fushë beteje të bandave’

91
0
Shares

Vemendja rikthehet serish ne Shkoder, me dy ngjarje te renda te ndodhur brenda pak orëve, një shperthim tritoli dhe një plagosje te nje kalimtare.

Ish-kryeministri Sali Berisha është ndalur tek keto dy ngjarje per te ngritur me forcë shqetësimin e qytetarëve shkodranëve, për pasigurinë e madhe për jetën që po i shoqëron dita ditës,që ka kulmuar me luftën në mes të qytetit verior.

Berisha sidomos e ka vënë gishtin tek “narko-Policia”, segmentet e inkriminuara të Policisë së Shtetit.

Mesazhi i qytetarit: “Pasiguria në maksimum. Në qëndër të qytetit të Shkodrës ndodh një plagosje. Policia mashtron. E plagosura është kalimtare e thjeshtë. Bandat shkëmbyen zjarr kundër njëra-tjetrës.

Pedonalja e Shkodrës është kthyer në fushë beteje mes bandave të Edvin Ramës. Në vetëm 7 vjet qendra e Shkodrës, ku vlonte arsimi, muzika dhe kultura, Edi Rama e ktheu në fushë betejë të bandave”,-shkruhet ne postimin e ish-kryeministrit.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY