Akademiku jo optimist për metodologjinë e re: BE i jep fund livadhisjes...

Akademiku jo optimist për metodologjinë e re: BE i jep fund livadhisjes sonë me integrimin

88
0
Shares

Akademiku Artan Fuga nuk eshte shume optimist per metodologjinë e re të Bashkimit Evropian, çka per te duket se i vendos pikat mbi ‘i’.

Fuga thotë se tashmë me këtë metodologji, vendet kandidate jo vetëm që mund të mbesin në “klasë” por bien edhe në një shkallë më poshtë.

Reagimi i plotë i Fugës:

Metodologjia e re e zgjerimit të Bashkimit Europian i vendos pikat mbi “i”!

Më duket vendi si një udhëtar i vonuar që pasi e ka humbur trenin në nisje në stacion, kërkon ta kapi diku më tutje pasi treni ka marrë shpejtësi. Udhëtari tanimë që ta kapi trenin duhet të vrapojë që të kërcejë brenda. Sa më vonë ta kapi aq më shumë i duhet të vrapojë për të kërcyer brenda.

Tani nuk kërkohen vetëm arritje mbi demokratizimin e sistemit politik, por edhe kërkesa të reja që kanë të bëjnë me parametrat e standardeve ekologjike!!!

Kërkohet edhe një politikë e jashtme e pranueshme nga BE. Kërkohen që arritjet të maten saktësisht me objektiva të qartë.

Dhe mbi të gjitha, ose bën përpara, ose nëse ngecesh, mund të anulojnë edhe negociatat e hapura më parë. Pra jo vetëm ngelesh në klasë, por edhe të zbresin në një klasë më poshtë.

Duket forcimi i kontrollit mbi procesin e integrimit të vendit tonë duke i mbajtur qeveritarët nën presion për një periudhë që do të jetë e gjatë.

Përtej llafeve me ju, me ne, me ata, ju jeni si ne, ju jeni si ata, ne jemi si ju, këtu gjërat duken rreptësisht të shtrënguara dhe nuk lënë të livadhisësh!

Të shohim reagimet! Por, shoh që në disa deklarata fluturake nuk është kuptuar fare se përpara kujt muri na vendos reforma e metodologjisë të pranimit!

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY