Parlamenti rrezon qeverine e Rumanise

Parlamenti rrezon qeverine e Rumanise

85
0
Shares

Qeveria e pakicës e kryeministrit të Rumanisë, Ludovic Orban, u rrëzua, pasi humbi votën e besimit.

Ky mocion u iniciua nga opozita majtiste, përkatësisht Social-Demokratët dhe partia etnike hungareze UDMR.

Këto dy parti e kanë kritikuar Orbanin për përpjekje për të ndryshuar ligjet zgjedhore pa debat publik.

Ligjvënësit votuan për shkarkimin e qeverisë me 261 vota për dhe 139 kundër.

Kjo ka qenë prova e parë e mbështetjes parlamentare për Qeverinë e Orbanit, e cila ka marrë detyrën në nëntor, me zotimet se do ta luftojë ashpër korrupsionin.

Zgjedhjet e parakohshme në Rumani pritet të mbahen më së voni në qershor.REL

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY