Komisioni Europian propozon tri pistat per procesin e pranimit ne BE

Komisioni Europian propozon tri pistat per procesin e pranimit ne BE

391
0
Shares

Një proces më i besueshëm, dinamik, i parashikueshëm dhe politik i pranimit në BE. Ky eshte parashikimi qe Komisioni paraqet ne propozimet e tij.

Sot, Komisioni Evropian paraqiti një propozim për të çuar përpara procesin e pranimit në BE, duke e bërë atë më të besueshëm, me një drejtim më të fortë politik, më dinamik dhe të parashikueshëm.

Komisioneri për Fqinjësinë dhe Zgjerimin Olivér Várhelyi komentoi: “Zgjerimi i Bashkimit Evropian në Ballkanin Perëndimor është një përparësi kryesore për Komisionin. Ne po punojmë në tri pista: Së pari, sot ne propozojmë hapa konkretë se si të përmirësohet procesi i pranimit. Ndërsa jemi duke e forcuar dhe përmirësuar procesin, qëllimi mbetet pranimi dhe anëtarësimi i plotë në BE. Së dyti, dhe paralelisht, Komisioni i qëndron fort rekomandimeve të tij për të hapur negociatat e pranimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë dhe së shpejti do të sigurojë një përditësim mbi përparimin e bërë nga këto dy vende. Së treti, në përgatitje për Samitin BE-Ballkani Perëndimor në Zagreb, në maj, Komisioni do të paraqesë një plan zhvillimi ekonomik dhe investimesh për rajonin.”

Ambasador Luigi Soreca, Kreu i Delegacionit te BE-së në Shqipëri, tha: “Propozimi i Komisionit Evropian për një metodologji të rishikuar në procesin e pranimit në BE është një lajm i mirë për të ardhmen evropiane të Shqipërisë. Ndërsa e çon përpara pranimin në BE, ai gjithashtu do ta përmirësojë dhe nxisë kryerjen e reformave. 2020-a është një vit kyç për Shqipërinë.” 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY