Lulzim Berisha firmos deklaratën e pasurisë, çfarë ndodh më pas

Lulzim Berisha firmos deklaratën e pasurisë, çfarë ndodh më pas

104
0
Shares

Lulzim Berisha ka firmosur ditën e sotme formularin dhe pritet të shqyrtohet nga organet ligjzbatuese vërtetësia e deklarimeve të tij.

Sipas përfaqësuesit ligjor të Lul Berishës, deklarata që Operacioni Forca e Ligjit i kërkoi klientit të tij, është depozituar në Drejtorinë e Policisë.

Lulzim Berisha figuron pronar me 40% i një kompanie të hidrokarbureve, pronar i një policie private dhe bashkëpronar i një kompanie tjetër.

Operacioni Forca e Ligjit i dërgoi dje një formular për deklarimin e pasurisë Berishës brenda 48 orëve, i cili u lirua në vitin 2016 me kusht.

Ai u denua fillimisht me burg përjetë e më pas me 25 vite, i kishin mbetur vetëm 5 vite dënim për të kryer, kur u lirua nga burgu më 5 dhjetor 2016 pas një procesi të gjatë padish e kërkesash që avokatët e tij bënë në gjykata. Gjykata i dha lirinë duke e vendosur atë në periudhë prove me kusht që për 5 vjet të mos kryejë vepër tjetër penale dhe të mbajë kontakt me Shërbimin e Provës Durrës.

//DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY