Faza e rimëkëmbjes pas tërmetit: Do të duhen gati 1 miliardë Euro...

Faza e rimëkëmbjes pas tërmetit: Do të duhen gati 1 miliardë Euro në të gjithë sektorët

91
0
Shares

Diten e sotme, pas dy muajsh, qeveria ne bashkepunim dhe me instanca te larta te BE, arriti te publikonte shifren zyrtare te demeve qe Shqiperia mori nga goditja e termetit shkaterrimtar te 26 Nentorit.

Shifra ishte rreth 900 milionë euro, por sipas publikimi i Vlerësimit të Nevojave pas Katastrofës për rimëkëmbjen e Shqipërisë, per t’u rimëkëmbur e gjitha, duhet rreth 1 miliardë euro.

Vlerësimi i Nevojave pas Katastrofës (VNPK) pas tërmetit që goditi Shqipërinë më 26 Nëntor 2019 u publikua sot për të shërbyer si bazë për mobilizimin e komunitetit të donatorëve për fazën e rimëkëmbjes.

Sipas njoftimit, vlerësimi, i përgatitur bashkërisht nga Qeveria e Shqipërisë, Bashkimi Evropian, Kombet e Bashkuara dhe Banka Botërore, zbulon se efektet totale të katastrofës në njëmbëdhjetë bashkitë e prekura arrijnë në mbi 980 milionë Euro.

Për të kapërcyer efektet e dëmit dhe të ardhurave të humbura si rezultat i tërmetit, vlerësimi arriti në përfundimin se do të duhen gati 1.08 miliardë Euro në të gjithë sektorët për rimëkëmbje.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY