“Eshtë naive nuk e ka të gjatë në politikë”, Hajdari-Nanos: S’kam hyrë...

“Eshtë naive nuk e ka të gjatë në politikë”, Hajdari-Nanos: S’kam hyrë në politikë për të ndryshuar shtëpinë

117
0
Shares

Mustafa Nano ka reaguar se fundmi, teksa ne monologun e tij u ndal dhe tek Rudina Hajdari, deputetja e cila vijon te jete aktive ne Parlament.

Nano iu referua një deklarate të dhënë nga Hajdari përpara disa kohësh, e cila shprehej se nëna e saj, Fatmira Hajdari, do ti nënshtrohet procesit të vettingut si çdo gjyqtare tjetër dhe ajo nuk futet fare në këtë mes. Ndërkohë kjo deklaratë e ka befasuar analistin Nano, i cili shprehet se askush tjetër, i gjendur në këtë situatë nuk do i thoshte këto fjalë.

“Rudina Hajdari nuk e ka të gjatë mbijetesën dhe jetesën në politikën shqiptare”, deklaroi ai në studio. Nano shprehet më tej se nëse bien dakord që Hajdari është naive, pikërisht për këtë fakt ajo nuk do e ketë të gjatë mbijetesën në politikë.

Ndërsa gazetari i bëri dje këto deklarata, Rudina Hajdari i është përgjigjur sot në një postim në rrjete sociale:

“I dashur Mustafa, unë nuk kam hyrë në politikë për të ndryshuar shtëpinë, siç kanë bërë ata përpara meje. Unë dua të ndryshoj Shqipërinë. Ta them ty dhe atyre që duan të dëgjojnë”.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY