Bora mbulon rrugët, Autoriteti Rrugor jep detajet: Qarqet problematike, nevoja për zinxhirë

Bora mbulon rrugët, Autoriteti Rrugor jep detajet: Qarqet problematike, nevoja për zinxhirë

107
0
Shares

Autoriteti Rrugor Shqiptar jep informacion lidhur me gjendjen ne akstet kombetare ne vend, duke terhequr vemendjen e drejtuesve te mjeteve per me shume kujdes dhe per gjithe ato segmente ku rekomandohet perdorimi i zinxhireve.

Kujtojme se ka patur reshje te dendura debore mengjesin e sotem, ne disa prej qarqeve kryesore te vendit.

Informacion mbi gjendjen e akseve kombëtare

👉Rajoni Verior
Në rajonin verior gjatë natës ka pasur reshje shiu dhe dëbore.Qarkullimi në të gjitha segmentet e këtij qarku kryhet pa zinxhirë.Në segmentin Kuben-Vasie, Qafë e Buallit-Krastë, Ura e Cerenecit-Qafë Dragalicë qarkullimi kryhet pa zinxhirë. Rekomandohet përdorimi i tyre në segmente të vogla, si pasojë e borës që sjell era në rrugë kontraktorët e mirëmbajtjes janë në terren për të bërë të mundur pastrimin e të gjitha akseve.

👉Rajoni Qendror
Në rajonin Qendror nuk ka probleme në qarkullim e mjeteve.Rekomandohet përdorimi i zinxhirëve në segmentin Lunik-Steblevë, kontraktorët e mirëmbajtjes po punoj për pastrimin e plotë të të gjithë segmenteve të këtij Rajoni.

👉Rajoni Jugor
Reshjet e borës në Qarkun e Korces kanë filluar në orën 4 të mëngjesit. Trashësia arrin deri në 15. Në segmentin Boboshticë-Dardhë reshjet vazhdojnë. Kalimi nga km 5 deri në 14 rekomandohet me zinxhirë për makinat e vogla. Në segmentet e tjera nuk ka probleme në qarkullim,

Të gjithë kontraktorët janë në terren me mjete e punëtorë për pastrimin e akseve rrugore dhe monitorimin e situatës rast të përkeqësimit të motit.

Drejtuesit e mjeteve të tregohen të kujdesshëm gjatë qarkullimit, sidomos gjatë orëve të para të mëngjesit dhe përgjatë natës, të reduktojnë shpejtësinë, të pajisen me goma dimërore dhe zinxhir, të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY