Shmang fëmijën, autobusi i linjës Skrapar-Tiranë përmbyset dhe bie në kanal

Shmang fëmijën, autobusi i linjës Skrapar-Tiranë përmbyset dhe bie në kanal

173
0
Shares

Një autobus me pasagjerë i linjës Skrapar-Tiranë është aksidentuar rreth orës 07:00 të mëngjesit të sotëm. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të rreth rrotullimit të Poshnjës në Urë-Vajgurore. Mësohet se autobusi ka bërë një frenim të detyruar pasi i ka dalë përpara një fëmijë.

Sipas policisë, aksidenti ka ndodhur për shkak të lagështirës dhe frenimit të detyruar të autobusit.

Nga aksidenti nuk ka pasur të lënduar mes pasagjerëve. Ata kanë dalë nga autobusi dhe janë larguar me mjete të tjera drejt destinacioneve për ku ishin nisur, ndërkohë që në vendngjarje ndodhet vetëm drejtuesi i mjetit që shkaktoi aksidentin.

Në vendngjarje kanë shkuar ekspertë të policisë rrugore që po punojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY