Rama befason: I rritem rrogat edhe në tri vitet e para të...

Rama befason: I rritem rrogat edhe në tri vitet e para të qeverisjes

62
0
Shares

Kryeministri Edi Rama dekalroi sot se qeveria e tij ka rritur rrogat edhe në tri vitet e tjera të qeverisjes pavarësisht se kjo gjë nuk ëhstë kuptuar nga administrata publike.

“Reformat tona kanë nisur të japin rezultatet e para, por na duhet çdo ditë punë më e madhe dhe këmbëngulje më e fortë, e sigurisht kohë e domosdoshme dhe durim shëmbullor për t’i çuar përpara këto reforma dhe për të marrë në këtë rrugë të re rezultate ende shumë më të prekshme vit pas viti, hap pas hapi në çdo sektor”, thotë ai.

Tek rezultatet e para, Kryeministri përmendi rritjen e mundësisë financiare të Qeverisë për të rritur rrogat dhe pensionet.

“Falë këtyre reformave, sot Qeveria është gati të zhvendosë 100 mln dollarë për vitin e ardhshëm, që është shuma më e madhe e vënë ndonjëherë në dispozicion”, deklaroi ai.

“Qeveria e mëparshme, ndau nga buxheti i shtetit për rroga dhe pensione, 124 milionë dollarë në 8 vjet, ndërsa ne jo vetëm i ndajmë në një vit buxhetor, por duke llogaritur edhe 100.4 milionë dollarë që janë ndarë në këto tri vite nga ulja e taksës mbi rrogën, plus 40 mln dollarë nga i njëjti mekanizëm i uljes së taksës vitin e ardhshëm, arrijmë që falë kësaj faze të parë reformash të spostojmë në xhepat e punonjësve tanë dhe pensionistëve, 240.4 milionë dollarë brenda një mandati të vetëm”, deklaroi Kryeministri.

Rama deklaroi se me këtë rritje Shqipëria del nga vendi i fundit në renditjen e pagave minimale.

“Pas kësaj rritjeje, rroga minimale në vendin tonë do të jetë më e lartë se në Kosovë, Serbi dhe në Malin e Zi dhe pak më e ulët se në Maqedoni sepse ne do ta rrisim atë me rreth 35 përqind. tch

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY