Policja e OF-së me syze dhe kapele para mediave, deputeti zbulon arsyen

Policja e OF-së me syze dhe kapele para mediave, deputeti zbulon arsyen

154
0
Shares

Ishte e papritur per publikun, dalja e zedhenes se OFL, nje prej strukturave te reja te policise ne ndalim te krimineleve. Vajza bjonde doli me kapele dhe me syze, nje paraqitje qe nuk u kuptua pse u be dhe madje u komentua gjere nga rrjeti.

Ndërkohë mbrëmjen e djeshme, deputeti i Partisë Socialiste Alket Hyseni, i ftuar në “Repolitix”, ka shpjeguar se përse këta policë shfaqen me syze për të dhënë deklaratat për shtyp.

Ai e cilësoi imazhin e ri  të policisë si shpresëdhënës për goditjen e krimit, dhe shtoi ndër të tjera se mbajtja e kapeles dhe syzeve është për shkak të sigursisë së tyre, pasi çështjet me të cilat merren kanë një risk shumë të madh.

“E kam kënaqësi ta shoh imazhin e ri. Tani ky është imazhi i ri i Policisë së Shtetit, nga një polici me bark të madh që pinte birra. Sot janë 5500 policë që kanë dalë nga Universiteti. Ka qëllim të fshehë sytë për të mos u shfaqur publikisht sepse riskojnë. Ne u përpoqëm me vështirësi të mëdha të sjellim një akt për të mirën e sigurisë publike dhe për të mirën e imazhit të këtij vendi. Mesazhi politik që përcjellim është ky: Do ia nxijmë jetë çdo ditë e më tepër krimit. Na prini dhe na ndihmoni në këtë rrugë. Mos u bëni pengesë”, u shpreh deputeti.

//DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY