Berisha, fushatë për Suzana Shkrelin: Po bën historinë!

Berisha, fushatë për Suzana Shkrelin: Po bën historinë!

47
0
Shares

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka bërë thirrje gjithë shqiptarëve që votojnë në SHBA në zonën e Michiganit të votojnë për shqiptaren e parë që pritet të shkojë në Kongres.

“Te dashur miq, per here te pare ne historine e SHBA nje shqiptare apo shqiptar kandidohet ne keto zgjedhje per anetar ne Kongresin e Shteteve te Bashkuar te Amerikes! Kete shans historik dhe plotesisht te merituar, demokratet amerikan ja besuan shqiptaro -amerikanes, znj. Suzana Shkreli, pasardhese e nje familjeje te shkelqyer shqiptare.

Vet Suzana, me integritetin dhe arritjet e saj misheron virtytet me te arrira te familjes se vet dhe suksesin e endrres te vendit te lirise.

Me kete rast, u bej thirrjen me miqesore te gjithe shqiptareve te zones se saj te Michiganit, shqiptareve nga Alaska ne Florida, te japin çdo vote e çdo ndihmes qe znj Suzana Shkreli te zgjithet anetare e Kongresit te ShBA.

Nje thirrje te veçante u drejtoj te rinjve, vajzave, nenave dhe motrave shqiptare ne SHBA, ti shnderroni keto dite qe kane mbetur deri ne zgjedhje, ne ditet e mbeshtetjes, suksesit dhe fitores te Suzana Shkrelit.

Fitorja e saj eshte fitore e cdonjerit prej jush, eshte fitore e çdo shqiptari dhe e kombit tone ne teresi, qe krahas zerave te miqve tane, do te kete dhe zerin e nje bije te vet te shquar ne tempullin e madh te demokracise amerikane por dhe ne veshin e vemendjen e Shtepise se Bardhe.

Te dashur miq, le t’i urojme nga zemra suksese ne garen e saj historike zonjes Suzana Shkreli”, shkruan Berisha.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY