Spiunuan shqiptarët që koleksiononin drogë, zbulohet laboratori multinarkotik në Como të Italisë

Spiunuan shqiptarët që koleksiononin drogë, zbulohet laboratori multinarkotik në Como të Italisë

55
0
Shares

Komshinjtë italianë i përgjuan për ditë me rradhë dhe në fund kur u bindën thirrën policinë italiane të arestonte disa shqiptarë dhe të sekuestronte laboratorine drogës që ngritën në Como në Itali. Policia italiane ka arrestuar dy shqiptarë, ditën e djeshme, në Milano pasi iu gjetën më shumë se 200 kilogramë metanfetaminë, 225 kilogramë paracetamol që shërbente për të përzier kokainën dhe heroinën, 1 kilogramë marijuanë, 500 gramë kokainë dhe rreth 5 mijë euro.

Hetimet nisën në Komo për të përfunduar në Milano, pikërisht duke ndjekur gjurmët e dy shqiptarëve. Sipas hetuesve banesa e tyre në rrugën “Ripamonti” ishte transformuar, në një bazë të vërtetë logjistike për trafikun e drogës.

Por nuk ka qenë policia ajo që i ka pikasur. Vetë banorët e kësaj zone kishin njoftuar vazhdimisht lëvizjet e shqiptarëve, që solli më pas nisjen e hetimeve.

“Falënderoj banorët e zonës, deklaroi shefi i Guardia di Finanza në Como. Madje sipas mediave italiane banorët i dinin me saktësi vendet dhe oraret që lëviznin shqiptarët.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY