EMRI/Kush është i shumëkërkuari që u kap në Vlorë, akuza për vrasje...

EMRI/Kush është i shumëkërkuari që u kap në Vlorë, akuza për vrasje turistësh, grabitje me armë dhe arratisje nga burgu

164
0
Shares

Bardhosh Lytaj Alias Mino, i shpallur në kërkim nga policia greke, ishte personi i cili u vu në pranga nga policia e Vlorës mbrëmjen e se hënës. Mesohet se ky person ka një historik të gjatë grabitjesh dhe vrasjesh.

Ai akuzohej në shtetin fqinj për vjedhje të kryer ne bashkëpunim, vjedhje me pasojë vdekjen e më shumë se një personi, grabitje me armë kryer ne bashkepunim dhe vrasjen e dy turistëve anglez në Patra të Greqisë.

Sipas Abc News, qe ka siguruar dhe dosjen, akuza të cilat rëndojnë mbi të për një ngjarje të ndodhur në vitin 1998 në territorin grek.

NGJARJA DHE AKUZAT

Mino grabiti dhunoi dhe vrau dy turiste anglez në afërsi të Patrës. Për këtë ngjarje Gjykata e Shkallës së Parë në Patra e dënoi atë me burgim të perjetshëm.Mbi Minon rëndojne edhe akuza e trafikut të lëndeve narkotike, prodhim dhe shitja e lendeve narkotike për të cilën Gjykata e Kretës e ka dënuar me 6 vite burg.

Për çudi ndaj tij rëndon edhe akuza e vjedhjes së energjise elektrike dënuar me 5 muaj burg nga gjykata e Korfuzit, shkruan abcneës.al.

Në dosjen e siguruar nga prokuroria rezulton se Mino ka edhe nje arratisje mga burgu i Greqisë ne kohën kur vuante dëninin për vrasjen e turistëve.

Vendim i gjykatës së Shkalles se Pare në Patra te Greqise pritet të konvertohet në burgim të perjtshem në Shqiperi teksa denimin do ta vuaje ne territorin shqiptar kjo per faktin sepse midis Greqise dhe Shqipërisë nuk ka një marrëveshje ekstradimi.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY