VIDEO/Partia Demokratike i rikthehet marshimit, këtë herë për një kauzë të rëndësishme

VIDEO/Partia Demokratike i rikthehet marshimit, këtë herë për një kauzë të rëndësishme

125
0
Shares

Partia Demokratike ka organizuar sot një marshim për ndërgjegjësimin në luftën kundër kancerit. Në Ditën Botërore Kundër Tumoreve, PD i bashkohet nismës së Unionit Ndërkombëtar për Kontrollin e Kancerit, e mbështetur nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Marshimi nisi në orën 10.00 tek Piramida dhe përfundon tek Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në Rrugën e Kavajës.

Me sloganin “E duam jetën, e duam veten”, përmes këtij marshimi, PD ka si qëllim të ngrejë zërin për të shpëtuar mijëra jetë njerëzish, duke i vetëdijësuar dhe edukuar ata që të bëjnë kontrollet e duhura, si dhe duke i kërkuar qeverisë të bëjë investimet e duhura për parandalimin dhe zbulimin e hershëm të kësaj sëmundjeje.

Pas sëmundjeve karduivaskukare, kanceri është sëmundja e dytë që shkakton më shumë vdekje në Shqipëri. Janë mbi 7 mijë raste të reja në vit me një ritëm dramatik rritjeje prej 12% në vit, ndërsa 50% e pacienteve u drejtohen spitaleve ne stade te avancuara të sëmundjes.

Albana Vokshi theksoi se banorët e Tiranës janë më të rrezikuarit, pasi jetojnë në kryeqytetinmë të ndotur të Europës dhe u bëri thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes për shëndetin.

LIVE – PD marshim për ndërgjegjësimin në luftën kundër kancerit.

LIVE – PD marshim për ndërgjegjësimin në luftën kundër kancerit. Në Ditën Botërore Kundër Tumoreve, PD i bashkohet nismës së Unionit Ndërkombëtar për Kontrollin e Kancerit, e mbështetur nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. Me slloganin “E duam jetën, e duam veten”

Publiée par Partia Demokratike e Shqipërisë sur Mardi 4 février 2020

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY