Arrestohet më në fund një nga autorët e grabitjes së çiftit Laze...

Arrestohet më në fund një nga autorët e grabitjes së çiftit Laze në Allias

170
0
Shares

olicia ka vënë në pranga një prej autorëve të dyshuar të plagosjes dhe grabitjes së çiftit Laze, ngjarje e ndodhur disa javë më parë në zonën e Alliasit në Tiranë.

Burime bëjnë me dije se në prangat e policisë ka rënë 28 vjeçari me inicialet F.M, ndërkohë që është shpallur në kërkim bashkëpunëtori i tij me iniciale M.C.

Të dy autorët e dyshuar të grabitjes, që degjeneroi në plagosjen e çiftit Laze, kanë pasur precedent të mëparshëm penalë.

Gjithashtu u bë shpallja në kërkim e shtetasit M. C., si bashkautor në këtë ngjarje, person me precedent kriminal, i dënuar më parë për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Vjedhja”.

“Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur të gjejnë të fshehura rreth një kilometër larg banesës që tentuan të vidhnin, dy armët e zjarrit, konkretisht një kallashnikov dhe një pistoletë, që dyshohet se i kanë përdorur autorët mbrëmjen e datës 19 janar 2020. Gjithashtu, së bashku me armët e zjarrit, Policia gjeti të fshehura një maskë, municion luftarak, fasheta plastike e sende të tjera”, thuhet në njoftimin e policisë.

Vijon puna për kapjen e bashkautorit, i cili gjatë operacionit nuk është gjetur në banesë.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale  “Vjedhja me armë, e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë”, me pasoje plagosjen e rendë të dy shtetasve dhe “Armëmbajtja pa leje”, të cilat parashikojnë dënimin deri në 15 vite burgim.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY