Tërmet Peci i thotë Ramës një tjetër gjë për të qeshur

Tërmet Peci i thotë Ramës një tjetër gjë për të qeshur

103
0
Shares

Kryeministri Rama ka takuar sot sërish kryebashkiakun e Tepelenës, Tërmet Peci i cili u bë i njohur në të gjithë vendin për shkak të ‘fitores publicitare” që deklaroi vjet gjatë fushatës zgjedhore.

Por edhe kësja here nuk ka thënë gjëra me aq humor sërish ka gjetur një të tillë që të bën për të qeshur.

Ai tha kryeministrit Rama se se falë investimeve të Qeverisë këtë vit në Tepelenë janë shtuar turistët anglezë.

“Është shtuar numri i turistëve, vendas dhe të huaj. Mbi të gjitha këtu është gjallëruar edhe jeta, por më shumë kanë filluar po vijnë anglezët”.

Në fakt një grup turistësh anglezë pësuan një aksident në hyrje të Tepelenës këtë verë për shkak të rrugës së ngushte dhe aspak të rehatshme që e qarkon qytetin në pjesën juglindore të tij. Kjo duhet ta ketë nxitur edhe fiksimin e Pecit se në qytetin e tij ka pasur shumë anglezë.

Vizitën tjetër Kryeministri Rama e zhvilloi në Përmet.

“Është bërë shumë bukur, ku kemi qenë. i lumtë këtij (i drejtohet kryebashkiakut demokrat Niko Shupuli). Ti heqim këto partiaket, jo i PD-së, jo i PS-së. Të punojnë për të mirën e Shqipërisë dhe të qytetit”, i tha një banore kryeministrit Rama.

Nga ana e tij kreu i ekzekutivit u përgjigj “ne investimet e i japim për Përmetin, pastaj ky, me kë është e di ky. Nuk na duhet ajo punë”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY